Fakt/ Ministri Ahmetaj firmos miliarda për kompaninë e skandalit “Panama Paper”.

0

Skandali i “Panama Paper” është cështje më e përfolur ditët e fundit dhe për këtë nuk kishte se si të mos thoshte fjalën e tij edhe Ministri i Financës Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij ai u shpreh se ishte duke pritur me padurim informacionet e reja.

Loading...

“Mezi pres edhe lajme të tjera nga ‘Panama Papers’, sepse mund të shohim edhe emra të tjerë, dhe besoj se nuk do të habitemi. Për mua si ministër Financash në përgjegjshmëri do të ishte e ekzagjeruar të shprehesha në ekstrem. Por mund të them që nuk është se nuk e prisnim. Dhe nuk është se emrat nuk kanë lidhje me qeverinë e kaluar.”

 

Urdhri i Ahmetajt

Por tre javë para se të bënte këtë deklaratë intriguese, Ahmetaj kishte firmosur një shkresë që i jepte dritën jeshile kompanisë “GFI Albania” (e përmendur në Panama Paper) që të ndërhynte dhe të markonte cilësinë e karburanteve bruto. Bëhet fjalë për karburantet që nxirren nga disa koncensionarë të tjerë këtu në Shqipëri.

Kjo shkresë është ndoshta treguesi më i qartë se si Shqipëria është e mbërthyer nga koncensionet dhe se si ministri i Financave, në zyrë firmos urdhra që i bëjnë koncensionarët të fitojnë miliarda ndërsa në media bën “gjeagjëza” me dosjet e paqarta të Panamasë.

Po e shpjegojmë skemën më poshtë.

“GFI Albania” është koncensionari i përmendur në ‘Panama Paper’ dhe që në Shqipëri ka të drejtën ekskluzive për markimin e karburanteve. Pra garantimin e cilësisë së tyre. Për çdo litër karburant kjo kompani merr pjesën e vet.

Koncensionarët e hidrokarbureve janë po njësoj kompani të regjistruara në parajsa fiskale që në Shqipëri kanë të drejta ekskluzive në nxjerrjen e naftës bruto.

Urdhri i Ahmetajt detyron kompanitë naftënxjerrëse që të pranojnë GFI-në të kryejë analizat dhe ta paguajnë GFI-në për pjesën e fitimit që i siguron kontrata.

Por edhe pse kompanitë naftënxjerrëse e paguajnë GFI-në, këto kosto nuk i nxjerrin nga xhepi, sepse kontratat që kanë lidhur me shtetin shqiptar i mbrojnë ato nga shpenzimet shtesë dhe këto shpenzime u llogariten si kosto dhe u rimbursohen.

Në fund fare rezultati është që GFI, sipas llogaritjeve, vjel rreth 10 milionë euro nga markimi i naftës bruto, ndërsa këto 10 milionë euro nuk paguhen nga koncensionarët e naftës, por rimbursohen, duke i’u hequr buxhetit të shtetit. Pra e paguajnë shqiptarët.

Kjo skemë përveçse zbardh qartësisht darën në të cilën e kanë futur Shqipërinë kontratat koncensionare, njëherësh zbulon dhe hipokrizinë e ministrit tonë të Financave, i cili deklaron çdo muaj se koncensionet-PPP janë prioritet i kësaj qeverie, më pas firmos dhe urdhra për t’u garantuar këtyre koncensioneve që të vjelin fitimet që u siguron kontrata, ndërsa kur del në media, Ahmetaj tregon gjeagjëza panameze. HashtagAL

Urdhri-Ahmetaj-1

 

Loading...

Lini nje pergjigje