Prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 rekrutuesit e ”luftëtarëve të huaj”

0
128

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me një total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që rekrutonin dhe dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, ka siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale :

1.      ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;

2.      ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe

3.       ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.

Bazuar në materialet hetimore dhe shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se është e provuar që të akuzuarit janë përgjegjës për konsumimin e veprave penale dhe kërkon dënimin, si më poshtë:

1.      Genc Balla                   të dënohet me 20 vjet burgim

2.      Gert Pashai                  të dënohet me 20 vjet burgim

3.      Bujar Hysa                   të dënohet me 20 vjet burgim

4.      Erjon Reçi                    të dënohet me 15 vjet burgim

5.      Verdi Morava              të dënohet me 15 vjet burgim

6.      Astrit Tola                    të dënohet me 15 vjet burgim

7.      Edmond Balla              të dënohet me 15 vjet burgim

8.      Fadil Muslimani           të dënohet me 15 vjet burgim

9.      Zeqir Ymeri                 të dënohet me 17 vjet burgim

(I pandehuri  Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here