Parku i Liqenit, Basha: Protestat do vazhdojnë derisa të mposhtim tiraninë

0
132

Partia Demokratike do të vijojë të kundërshtojë punimet për parkun e lojërave të fëmijëve në kodrat e Liqenit Artificial dhe këtë qëndrim e ripërsëriti edhe njëherë tjetër Lulzim Basha.   Basha thotë se në lojë nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e parkut, por të ligjit.   “13 burra e të rinj demokratë, që u ngritën për të mbrojtur parkun e ligjin, që u dhunuan brutalisht dhe u rrëmbyen me policë me maska, e u mbajtën 3 ditë në arrest të paligjshëm, dolën të lirë, më të vendosur e me më shumë energji për t’i shërbyer kësaj kauze të qytetit, të vendit dhe demokracisë. Në sytë e në zërin e këtyre burrave ka vetëm vendosmëri dhe entuziazëm për të vazhduar me forcë betejën me tiraninë”, thotë Basha.   Pasi shpreh mirënjohjen për 13 të ndaluarit nga policia në protestën e para disa ditëve për kundërshtim të forcave të policisë, Basha thotë se kauza e tyre sot ka bërë bashkë gjithë qytetarët.   “Sot, bashkë me demokratët e mbarë qytetarët e vendit, jemi më të bashkuar e në shumicë absolute për të mbrojtur qytetin, ligjin, demokracinë para oligarkisë dhe bandës në ikje”, deklaron ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here