Ndërhyrjet e IMK në Kishën e Ipapandisë dhe Shën Stefan

0
448

kisha e ipapandise   shen stefanit

 

Instituti i Monumenteve të kulturës vijon programin “Trashëgimia, Motorr Zhvillimi”

 

 Kalbëzime, rënie të fasadave, dëmtim të afreskeve, lagështirë dhe myk, çati të rëna dhe mure të rrëzuara, ishin disa nga dëmtimet e kishave monumente kulture në jug të vendit.

 

Kisha e Ipapandisë dhe ajo e Shën Stefanit në Dhërmi të Himarës janë dy monumentet e kulturës në të cilat ka përfunduar restaurimi. Insituti i Monumenteve të Kulturës publikon të dhënat e problematikave të hasura në këto kisha dhe restaurimet e kryera. Këto dy kisha janë ndër 9 të tjera të restauruara nga ky institut bazuar në programin e zhvillimit të fshatrave të bregut “Trashëgimia, Motorr Zhvillimi”. Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës, bazuar në tiparet tipologjike kisha e Ipapandisë është renditur në grupin e kishave bregdetare, me përmasa mesatare dhe planimetri të zgjatur drejtkëndore. Elementi më dallues i arkitekturës së monumentit është fasada perëndimore, e cila ka tendencë vertikaliteti dhe kulmon me kambanoren dyshe. Kjo veçori është e njëjtë me manastirin e Shën Mërisë që ngrihet në majën shkëmbore të fshatit, duke sugjeruar për një raport varësie midis dy ndërtesave, i cili reflektohet edhe në përmbajtjen e mbishkrimit të themeluesit, që lidhet me shtresën e parë të pikturimit. Kështu, informohemi se kisha është ndërtuar dhe pikturuar në vitin 1751, kohë kur manastiri drejtohej nga murgu Ilia Leka nga Drimadhes. Disa dhjetëvjeçarë më vonë në shek.XIX piktura e vjetër e kishës mbulohet nga një shtresë e re afreskesh, prej së cilës nuk është ruajtur mbishkrimi i themeluesit. Në studimin e bërë nga IKM parashtrohen problematikat e hasura në këtë monument kulture që ishin disa. Ajo kishte dëmtim të suvasë në fasadë, shkëputje të saj dhe prezencë mikrobiologjike. Dëmtim të kornizës në këmbanare, dëmtim të mbulesës së çatisë, thyerje dhe mungesë tjegullash, çarje të muraturës, dëmtim të elementëve drusorë (dyer dhe ditare) si dhe prezencë lagështire në brezin e poshtëm të muraturës. Ndërhryje janë bërë në restaurimin e problematikave të mësipërme.

Ndërsa  kisha e Shën Stefanit në Dhërmi paraqet, në gjendjen e sotme, një kapelë të periudhës së pas pushtimit turk, në muret e së cilës janë përfshirë edhe pjesë muresh më të vjetra. Studimi i tyre dhe shtrirja planimetrike flasin qartë se ndërtimi i vjetër ka qenë një bazilikë trenefëshe. Kapela e re është ndërtuar duke përdorur pjesë të apsidës së vjetër dhe është në brendësi të nefit qëndror. Si ndërtimi planimetrik, ashtu edhe teknika e ndërtimit të mureve të shtyjnë të mendosh për një datim të hershëm të kishës. Nisur nga mënyra e ndërtimit të mureve që takohen edhe në Himarë, mendohet se kjo kishë është ndërtuar gjatë shekujve XI-XII.

Në këtë kishë janë hasur shumë probleme si kalbëzim, brejtje, deformime të elementëve përbërës të çatisë, prezencë vegjetacioni në muraturë, çati dhe ambientin përreth. Po ashtu ka pasur degradim të llaçit të fugave në fasadë dhe mungesë e ndriçimit artificial. Specialistët e Insitutit të Mbrojtjes së Monumenteve kanë kryer restaurim të çatisë, pastrim, lyerje me vaj lini të elementëve drusorë dhe realizimin e rrjetit elektrik të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here