Krimi në familje, djali vret babain për të mbrojtur nënën nga dhuna fizike, 50-vjeçari kishte lidhje me një 25-vjeçare

0
149

Sherri për divorcin dhe dhuna që babai kishte ushtruar ndaj nënës duket se ishte shkaku i vrasjes së mbrëmshme në ish-Bllok.

“Panorama” shkruan sot se viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar të shtunën. Ndonëse prej disa kohësh ata nuk jetonin më në të njëjtën shtëpi, 50-vjeçari shkonte herë pas here tek e shoqja, në mënyrë që të tërhiqte kërkesën e divorcit, por kur ajo nuk pranonte, ai sërish e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.

Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, kishte thirrur mbrëmjen e djeshme të vëllain, Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgen Kurtin, të cilëve u kishte treguar episodin e dhunës të së shtunës. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi i shoqi, Artur Kurti, kishte shkuar në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe e kishte rrahur.

Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Daja doli para dhe u plagos, aty ndërhyri Jurgeni, që gjatë përleshjes la të vdekur të atin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here