Italia publikon emrat e të përfshirëve në skandalin e Panamasë, ja cilët zyrtarë janë

0
204

Zbulimi investigativ i arkivit prej 11,5 milionë file sekrete ndaj rreth 200 mijë shoqëri të administruara nga studio ligjore “Mossack Fonseca” në Panama përbëjnë sot skandalin më të madh në historinë e financës ndërkombëtare.

Leo Sisti, gazetari korrespondent për Italinë i Konsorciumit Ndërkombëtar të gazetarëve investigativ, që prej vitit 2000, ka rrëfyer se në muajin qershor të 2015 është kontaktuar nga Gerard Rule e Marina Walker, drejtor e zëvendës drejtor të platfotmës web që ka publikuar skandalin Panama Papers.

“Rri në gatishmëri, dicka e rëndësishme me po ndodh!”, i kanë thënë ata. Pak ditë më vonë, ka mbërritur komunikata zyrtare mbi nisjen e një investigimi gazetaresk planetar ndaj studios ligjore “Mossack Fonseca”, kantieri më i madh i shoqërive “offshore” me rreth 30 zyra të shtrira në Bahamas, Luksemburg, Zvicër, Seychelles, British Virgin Islands etj.

Gazetari italian Leo Sisti shpjegon se një burim anonim kish në duar arkivin me miliona file të studios “Mossack Fonseca”, duke ia dorëzuar të përdishmes gjermane “Suddeutsche Zeitung”, e cila nga ana e saj i kishte kërkuar ndihmë Urdhërit të Gazetërve Investigativ.

378 gazetarë nga e gjithë bota e një sistem informatik i emërrtuar “Prometheus” u aaktivizuan për adminstrimin e arkivit të “Mossack Fonseca” e mbrojtjen e të dhënave nga sulmet e hakerave.

 

Arkivi përmbante;

11,5 milionë file

2.6 terabyte të dhënah baraz me 560 kaseta dvd

215 mijë shoqëri e fondacione të përfshira

204 vende të prejardhjes së klientëve

14.153 ndërmjetës fianciarë të klientëve

511 banka të përfshira

21 parajsa fiskale, seli të studios ligjore

150 krerë shtetsh, lider politikë e funksionarë publik të përfshirë;

38 vite aktiviteti i “Mossack Fonseca”

rreth 1000 italianë të përfshirë;

Kush janë italianë e përfshirë në skandalin Panama Papers

Revista “L’Espresso” paralajmëron se në ditët e ardhshme do të ketë supriza të reja në publikimin e personavve publikë apo të pasur të panjohur italianë, të përshirë në skandalin financiar të Panama Papers.

Për momentin kjo revistë ka publikuar vetëm 5 emra italianë e ata jnë;

Luca Cordero di Monteezemolo, aktualisht president i shoqërisë ajrore Alitalia. Shoqëria e tij është “Lenville Oversise” me seli në Panama e mdrojtur ligjërisht ngë studio “Mossack Fonseca”.

Giuseppe Donaldo Nicosia, sipërmarrës i akuzuar dhe i kërkuar nga drejtësia italiane për mashtrim fiskal. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga një proces hetimor ku është përfshirë dhe ish senatori i Forza Italia Marcello Dell’Utri, aktualisht i dënuar me burg për bashkëpunim në organizim mafioz.

Jarno Trrulli, ish pilot i Formula Uno, aksionist i shoqërisë Baker Street sa, me seli në ishujt Seyshells nën asistncën ligjore të studios “Mossack Fonseca”.

Unicredit, banka milaneze rezulton të ketë, pasur marrëdhënie pune me studion “Mossack Fonseca”, në admiistrimin e reth 80 shoqërive offshore.

Ubi Banca, banka popullore e Bergamos, rezulton me njën platformë operacionesh offshorë me seli në Luksemburg. 40 shoqëri ofshore të regjistruara në Panama e ishujt Seyshells, janë të lidhura me këtë bankë. Arkivi i Panama Papers zbulon një sërë bisedash mes drejtuesve të Ubi Banca e menaxherëve të studios “Mossack Fonseca”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here