Rrëfimi ndryshe/Berisha: E lashë me dhimbje profesionin e mjekut, ëndërroja të isha shkrimtar apo shkencëtar

0
148

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar dje në “E diela Shqiptare”, ku ndryshe nga zakonisht, ku duhet ti përgjigjet, pyetjeve të gazetarëve, por pyetjeve të fëmijëve në rubrikën “Lider”.

 

Për lënien e profesionit të mjekut

Unë isha jashtëzakonisht i pasionuar pas profesionit tim e kam dash unë. Nuk kam punuar në politikë unë se sa orët e gjata si mjek, në kardiologji. Por pse e lashë? Dalim tek një problem themelor, çfarë kisha unë mangut në atë kohë. Çdo njeri jo i lirë ka mungesë dinjiteti, edhe të qenurit vetja jote edhe të ndjerit të lirë. Pra në atë regjim nuk kisha dinjitetin e njeriut të lirë, Unë besoja shumë në kardiologji, në diagnozat që bëjë, të gjitha janë qëmtime të vërteta të caktuara. Por në një moment ato mu dukën shumë të vogla se liritë dhe të drejta. Më ndikoi shumë gazateri i madh rus, fizikant gjenial Saharov. I shquar në fizikën bërthamore dhe ky një ditë i la të gjithë dhe merrej vetëm më ,irit dhe të drejtat e qytetarëve të tij. Kjo ishte si një udhërrëfyes për mua, duke thënë se edhe unë mund të luftoj për disa të drejta që nuk i kemi. Por them se e kam lënë me shumë dhimbje profesionin tim.

 

Ëndrrat

Në vegjëli ëndrra ime s’ka qenë politika. I vogël kam pas ëndërr të jem poet ose shkrimtar, Fillova të shkruaja dhe ndonjë tregim por e pashë që nuk kisha talent. Unë pata fat që të mësoja nga motra që ishte më e madhe që në moshën 5-vjeçare shkrim e këndim. Por e lashë dhe i thashë vetes mos e bëjë se ke rrezik të bëhesh mediokër si shkrimtar. Pastaj ëndrra ime më e madhe ka qenë të bëhem shkencëtar, që të bëja studime zbulime e shpikje të mëdha, Jam përpjek si kardiolog që të punoj n ë kërkime shkencore., Ndërsa në politikë, këtu kam pas Kosovën. Tropoja është malësi e Gjakovës, unë në moshën tënde shihja të mëdhenjtë e familjes sime se sa të brengosur ishin ata për Kosovën e pushtuar.

 

Nipërit e mbesat

Jam ndjerë më i lumtur se kurua në jetën time. Nipërit dhe mbesat më japin aq shumë dashuri dhe kënaqësi sa nuk e di nëse unë ja arrij t’ja u shpërblej atyre atë mirësi të madhe që ata mua më rrethojnë. Përpiqem të bëj për ta më shumë se çfarë kam bërë për fëmijët e mi.

 

Këshilla për fëmijët

Të guxoni sa më shumë, asgjë nuk e pengon njeriun më shumë se sa frika, prandaj ju duhet të guxoni dhe nuk duhet të keni frikë. Por të më pyesni se cila është energjia më e madhe që të vjen është dashuria për vendin, më e pashtershmja që ju jep shumë e ju merr pak.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here