INSTAT/Shqipëria po “plaket”, ulet numri i lindjeve dhe rritet ndjeshëm numri i vdekjeve

0
120

Mosha mesatare në Shqiperi sa vjen dhe rritet. Kjo ka të bëjë me numrin në rritje të vdekjeve dhe numrin e vogël në lindje.

Këto kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt të vitit 2015 sipas Institutit të Statistikave të pësoi një rënie me 7% krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2014.

Në tremujorin e katërt të vitit 2015  INSTAT thotë se janë regjistruar  8363 lindje, 2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë ndërsa janë regjistruar rreth 5298 vdekje.

Rënie kanë pësuar dhe martesat.  Kjo ka të bëjë me tendencën e të rinjve për tu larguar jashtë vendit.  Daljet e shqiptarëve jashtë kufinjve në këtë periudhe  janë rritur me 10.9% ndërsa sipas Insitutit të Statisktikave janë regjistruar 469 martesa më pak.

Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie.

Shqipëria që nga një janari I 2016 ka 2 .89 mln banorë sipas INSTAT 6.276 banorë më pak krahasuar me 1 janarin e 2015.

Raporti gjinor i është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra ndërsa mosha mesatare 34.7 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here