Bija e Myslym Shyrit. Viktimë e një tmerri, e përdhunuan për florinjtë.

0

U bënë muaj që thirrjet dhe sharjet e Bijes mungojnë në rrugën  Myslym Shyri, ashtu siç vet ajo mungon me fshesën në dorë dhe furçën e kovën me gëlqere të bardhë me të cilat lyente çdo gjë përreth: nga muret e shtëpisë tek pemët përballë e bordurën e trotuarit.

Loading...

Është tragjike historia e gruas që e gjetën në shtëpi disa ditë pasi kishte ndërruar jetë. Jetonte vetëm. Me probleme të shëndetit mendor, ku bënte pjesë edhe mania për pastërti ekstreme. Shante e mallkonte këdo që hidhte mbeturina para shtëpisë së saj, po ashtu ata që i bënin pis trotuarin e sapopastruar a sapolyer. Kështu siç shihet në foton përbri ka mbetur shtëpia e Bijes. Ndërsa në foton kryesore të lajmit është fasada. Ndoshta rastësisht, ndoshta qëllimisht, dikush e ka lyer me një ngjyrë që nuk ka lidhje me të ndjerën. Jo me të bardhën borë të gëlqeres por me…vishnje.

Tragjedia e Bijes e ka emrin “Sigurimi i Shtetit”. Të atin ia kanë vrarë në tortura ndërsa Bijen e kanë përdhunuar në sy të familjarëve, gjatë pyetjeve për t’i zbuluar florinjtë. Këtu nis sëmundja e të ndjerës. Kush nuk e njohu, kalonte e qeshte me mallkimet e asaj të moshuare thatime. Të tjerë , me qëllim hidhnin ndonjë copë letër a ui shkelinin bordurën e sapo lyer dhe argëtoheshin me reagimin e saj, por pakkush e dinte se qe viktimë e një tmerri te pa parë, ashtu jetoi dhe ashtu vdiq.civitas

980118_10154035668896926_8712933117672440585_o1-200x300

Loading...

Lini nje pergjigje