Si të kursejmë karburantin e makinës? Këto truke do tju vjejnë shumë

0

Benzinën mund ta kurseni në makinën tuaj duke e mbajtur atë, teknikisht në rregull, por edhe me mënyrën tuaj të lëvizjes. Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e makinës, ndikon në këto harxhime:

– kandelat 8%

– butoni i platinit 7% – ndezja fillestare – parandezja 5% – bobina 2% – kabllot 2% – termostati 1% – karburatori 2% – pajisja për start 10% – filtri i ajrit 3% – pompa e benzinës 1% – nyjet për bartjen e benzinës 1% – kompllungu 8% – ventilet 7% – boshti bregor 16% – kompresioni 20% – presioni në pneumatikë 4% – lloji i pneumatikëve 5% – balancimi i gomave dhe rrotave 2% – sistemi i jashtëqitjes se gazrave 5% – ngarkesa e tepërt 5% – frenat 1% – shtrati i rrotave 1% – lyerja 5% – aerodinamika e veturës 2% Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e tërë aparatura po funksionon.

Nxehja e motorit – Motori, duhet sa më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti gjatë ngarjes së makinës. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni ngadalë, duke lëshuar freksionin..

Nisja dhe ndalja e veturës – Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur freksionin. Përpiquni që sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje makinën tuaj.

Ndërrimi i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë neutrale. Motori duhet të mbahet në secilën shpejtësi deri në rrotullimet optimale. Gjatë ngasjes në qytet duhet të ndërrohen sa më shpesh marshet.

Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes së shpeshtë dhe të fuqishme të gazit. Në rrugë të hapur, duhet që sa më parë të arrihet shpejtësia optimale dhe duhet ta përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës, kështu që do t’i përdorni sa më pak frenat.

Mbushja me benzinë – Më se mirë është që makinën ta mbushni me benzinë që në mëngjes sepse, atëherë është më ftohtë dhe benzina është më “e qetë”. Verës, kur koha është shumë e ngrohtë, mos e mbushni përplot rezervuarin e makinës suaj sepse, ai do të avullohet.

Lini nje pergjigje