PD: Kryeministri tallet me vlonjatët,ata e dinë mirë propagandën e Ramës të tipit “Biri im”

0
141

Opozita i cilëson tallje të kryeministrit daljet e këtij të fundit në jug të vendit ku paraqiti planet për disa fshatra atje.

Sipas demokratëve, qytetarët e jugut të Fierit, të Vlorës dhe të Sarandës, e dinë propagandën e Ramës, që sipas Partisë Demokratike është e tipit “Biri im”, shprehje që përdor deputeti Koço Kokëdhima. Nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike thotë se qëllimi i vetëm pasurimi i Kokëdhimës.

Zhupa: Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licencë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore.

Ajo shtoi se në mbarë vendin, qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, duke shtuar se më i urryeri nga të gjithë është Kokëdhima.

Për demokratë, kjo vjen nga një arsye: “për babëzinë që ka shfaqur, për të pasur një dorë kudo, nga pastrueset e deri tek ministritë, gjithnjë duke ndjekur pasurimin e tij të pafre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here