Charlie Hebdo godet sërisht, ja cfarë shkruan për muslimanët

0
2101

Në një editorial të titulluar “Si përfunduam këtu?, revista, e cila pësoi sulm terrorist më 7 janar 2015, dha përgjigjen e saj për sulmet në Belgjikë dy javë më parë, ku mbetën të vrarë 32 njerëz.

“Në të vërtetë, sulmet janë thjeshtë pjesa e dukshme e një ajsbergu shumë të madh”, sugjeron artikulli, para se të përshkruajë sulmin terrorist si “fundin e një linje filozofike” të një shoqërie që toleron gratë që të veshin burka (mbulesë).

Autorët e Charlie Hebdo argumentojnë: “Kjo nuk është për të viktimizuar Islamin në veçanti. Sepse nuk ka asnjë kundërshtar. Nuk është Krishterimi, Hinduizmi as Judaizmi që është bllokuar nga imponimi i kësaj heshtjeje”.

Kritikuesit sugjerojnë se artikulli “ka shpifur ndaj individëve që praktikojnë Islamin”, si dhe ndaj vetë Islamit.

Ndërkohë, Cole, autor në Charlie Hebdo, tha se “logjika e Charlie është se nuk ka myslimanë të pafajshëm, dhe se diçka duhet të bëhet për këta njerëz”.

Prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan, ka publikuar në Twitter shumë kritika ndaj këtij artikulli, duke përfshirë një opinion në përgjigje ndaj autorit të Charlie Hebdo, Teju Cole. 

41-charlie-hebdo-reuters

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here