Kujdes/ Mos e vendosni datën 01.01.1970 nëse keni celular iPhone, faktet tregojnë bllokimin e tij (VIDEO)

0
1216

“Vendosni datën 1 janar 1970 në telefonin tuaj”. Mos e ndiqni këtë njoftim nëse nuk doni të keni probleme me iPhonin tuaj. Bëni kujdes pasi nëse vendosni datën 1 janar 1970 në mënyrë manuale në telefon, mund të shkaktoni bllokimin e tij. Dëshmi të shumta vijnë nga përdoruesit, të cilët në rrjetet sociale dëshmojnë se kanë pasur probleme të shumta me celularin, pasi kanë vënë këtë datë dhe nuk kanë mundur ta heqin më

Gjithçka vjen pikërisht nga rrjetet sociale ku edhe nisi qarkullimi i disa fjalëve, sipas së cilave, nëse vendosni këtë datë të veçantë në iPhone, çdo përdorues do të mund të zbulojë një surprizë të veçantë në softuerin e tyre, e cila do të “riaktivizojë magjinë e një teme klasike Macintosh”.

“’Blast from the past” shkruhet në fund të lajmërimit, i cili është duke bërë xhiron e rrjetit, nën një fotografi që mban logon dhe sfondin e Apple.

Por, siç tregohet edhe në këtë video të realizuar nga i apasionuari pas teknologjisë, Zach Straley, gjithçka është gënjeshtër. Ndaj, bëni kujdes…

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=fY-ahR1R6IE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here