Gjeni ku është shkronja “T” (arsyeja e këtij testi)

0
195

Për sa kohë do të arrini të gjeni se ku është fshehur gërma “T” mes një deti të letrave “L”? Ndërkohë që trajnoheni me këtë test, a e dinit se ky puzzle i është nënshtruar analizës së shkencëtarëve të Johns Hopkins University në Baltimora të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë marrë kampione të ndryshme në vëzhgim.

Vetëm disa prej të marrëve në analizë iu është dhënë një informacion në nisje të testit: gërma “T” nuk ka ngjyrë të kuqe. Edhe pse bëhet fjalë për një element të nevojshëm për të përshpejtuar kërkimin, ekspertët kanë konstatuar se në realitet ky informacion mund të ngadalësojë kohën e reagimit: atyre të cilëve nuk iu është dhënë kjo indicje, e kanë dalluar shkronjën më shpejtë.

Të paktën në fillim. Në vijim pas një trajnimi, pjesëtarët janë përballur me 100 teste të këtij lloji në të cilat ishte gjithmonë një ngjyrë që duhej ta injoronin, situata ndryshoi. Kush kishte këtë informacion arrinte të gjente shkronjën më shpejtë, pasi kishte mësuar trurin me teknikën e injorimit të një ngjyre të caktuar ndaj arrinte të përqendrohej më lehtësisht.

t

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here