Standard.al

Indi/ Shembet mbikalimi, raportohen 21 të vdekur dhe 150 nën rrënoja

0
Shembja e një mbikalimi në Indi u ka marrë jetën të paktën 21 personave, ndërsa 150 të tjerë raportohen të ngujuar nën rrënoja.
Ngjarja ndodhi në pjesën lindore të vendit. Sipas zyrtarëve vendorë deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 15 persona.

Mendohet se numri i viktimave do të vijë duke u rritur.
Shkaqet e shembjes nuk dihen ende, por mendohet se cilësia e ulët e punimeve ka ndikuar në rrëzimin e mbikalimit. Pllakat e betonit janë shumë të vështira për t’u hequr, aq sa edhe vinçi prej 140 ton nuk ka mundur t’i lëvizë.
Shihni më poshtë fotot nga kjo ngjarje.
Mbikalimi-13 Mbikalimi-1-780x439 Mbikalimi-2 Mbikalimi-4 Mbikalimi-5 Mbikalimi-10 Mbikalimi-11

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.