Cudia/Të siguruarit paguajnë 70% me shumë nga xhepi se ata që nuk janë të siguruar

0
315
Mbulimi nga sigurimet nuk duket të ketë ndonjë ndikim të ndjeshëm në uljen e shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë më të larta për personat e siguruar, sesa për personat që nuk janë të siguruar, thuhet në projektdokumentin e qeverisë shqiptare për strategjinë e Zhvillimit Social dhe Ekonomik 2015-2020, që trajton pjesën e shëndetësisë.
Ndërsa kjo mund të reflektojë faktin që personat e siguruar janë më të pasur, njëkohësisht ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve, arsyeton ekspertiza e qeverisë.
Konsumi mesatar familjar për frymë është afërsisht 13 për qind më i lartë për personat e siguruar. Sipas së njejtës logjikë, personat e siguruar shpenzojnë sa dyfishi i personave që nuk janë të siguruar për barnat pa recetë, 80% më shumë për barnat me recetë, dhe pothuajse 70% më shumë për shpenzimet shëndetësore OOP në përgjithësi.
Ndërsa këto shifra duhen marrë me rezervë, ato shprehin qartazi shqetësime në lidhje me efikasitetin e mbrojtjes financiare që ofrohet nga sistemi aktual. Ato gjithashtu sugjerojnë se përmirësimi i efikasitet të mbulimit duhet të ketë prioritete, përpara se të bëhen shpenzime substanciale publike për rritjen e mëtejshme të mbulesës, sidomos për personat që nuk janë të varfër.
Nivelet e larta të shpenzimeve nga pacientët e siguruar për barnat me recetë – edhe ndonëse këto duhen financuar nga sigurimet – nuk bëjnë gjë tjetër veçse e theksojnë rëndësinë e tyre.
Shqipëria përballet me sfida të mëdha përsa i takon kujdesit të duhur dhe cilësor shëndetësor. Qeveria shqiptare ka propozuar një lëvizje drejt mbulesës së kujdesit shëndetësor universal që do të financohet nga të ardhurat e përgjithshme, por radha dhe implikimet fiskale të këtij tranzicioni duhet të jenë të menduara me kujdes.
Reforma e propozuar përfshin dy elementë kryesorë:
1) Një kalim gradual nga modeli aktual hibrid i financimit të shërbimit publik përmes primeve të sigurimeve të pagave nga borderotë dhe të ardhurat e përgjithshme drejt një modeli të financuar vetëm nga të ardhurat e përgjithshme;
2) Zgjerimi i gamës dhe thellësisë së mbulesës shëndetësore për të gjithë popullatën;
3) Përfundimi dhe miratimi i “Strategjisë së shëndetësisë, 2016-2020” brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2016”. Gjithashtu, mbulesa universale në shëndetësi ka disa dimensione, duke përfshirë përqindjen e popullësisë që mbulohet nga sigurimet, përqindjen e kostove që mbulohen dhe numrin e shërbimeve të mbuluara. Monitor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here