“Xibrraka”, prokurorët: Për 70 ditë grupi ka punuar në laborator pa u shqetësuar

0
249

Dosja e të pandehurve që akuzohen për trafik të lëndës narkotike dhe përpunimin e saj në një laborator në Xibrrakë të Elbasanit, ka përfunduar për gjykim. Të pandehurit dpo të përballen me akuza të forta. Ndërkohë që organi I prokurorisë ka nxjerrë disa detaje të cilat hedhin dritë mbi funksionimin e këtij grupi dhe mënyrën se si kanë vepruar në laboratorin e ndërtuar në një mahazinë të braktisur, pa u shqetësuar fare nga Policia e Shtetit. Thihet se laboratory I kokainës në Xobrakë ka funksionuar të paktën 70 ditë para operacionit të policisë. Madje I pashqetësuar. Këto fakte kanë dalë gjatë hetimit. Në dosje thuhet me saktësi dita e nisjes së punimeve në laborator dhe dita e sekuestrimit të të gjitha  materialeve që ndodheshin atje  dhe personave që punuan për të ngritur një laborator të tillë. Mes personave të akuzuar është edhe nipi iish-dikatatorit Enver Hoxha. Laboratori sipas akuzës ka nosur punën në 6 nëntor 2015. Pikërisht, dy ditë para hyrjes në Shqipëri të dy kolumbianëve Cezar Avila dhe Ëalther Moreno. Në dosje thuhet se me 8 nëntor të 2015 dy kolumbiant kanë hyrë në territorin shqiptar nga pika e kalimit kufitar të Kakavijes me linjën e autobusit drejt Gjirokastrës. Në qytetin e gurt, dy kolumbianët dyshohet se janë pritur nga një shtetas shqiptar, ende I paidentifikuar i cili i ka sjellë në kryeqytet. Burimet thonë se me porosi të Genc Xhixhës, dy kolumbianët janë vendosur në një hotel në zonën e ish-stadiumit “Dinamo”, ku me akomodimin e tyre është marr nipi i ish-diktatorit, i pandehuri Ermal Hoxha. Sipas akuzës, mëngjesin e datës 9 nëntor, dy kolumbianët janë dërguar për herë të parë në Xibrakë, ku edhe kanë kërkuar blerjen e disa enëve dhe solucioneve të ndryshme, për të nisur procedurën e procesit kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës. Për disa ditë, burimet thonë se dy kolumbianët kanë qëndruar edhe në një banesë në Elbasan për të lehtësuar transportin e tyre drejt magazinave të Xibrakës. Aty ku përpunoheshin solicionet e ndryshme që ndodheshin në fuçit e hekurit nga ku bëhej shkrirja e kokainës. Deri në momentin e arrestimit, më 13 janar 2016 dy kolumbianët kanë qëndruar dhe punuar për 68 ditë në laborator, duke nxjerr sasi të konsiderueshme të ekstrakti të kokainës. Sasi kjo që një pjesë e saj mendohet se është shitur para ndërhyrjes së policisë. Pasi në momentin e arrestimit Sajmir Batkut, policia I ka gjetur një sasi prej 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro para cash. Këto para, dyshohet se janë të ndonjë sasie të shitur para se policia të ndërhy për arrestimin e tyre. Hetuesit thonë se kjo mund të jetë bërë para marrjes së informacionit nga autoritetet e drejtësisë gjermane, të cilët njoftuan prokurorin për krime të rënda se në zonën e Elbasanit është ngritur një laborator kokainë. Nga ana tjetër, sipas akuzës, në asnjë rast nuk është provuar se kush është kompania që ka sjell nga Kolumbia dhe Bolivia solucionet dhe plehun kimik që ndodhej në magazinat e Xibrakës, në momentin e ndërhyrjes së policisë. Këto solucione apo thasë letre, ku tregohet se vendi i prodhimit është Bolivia, në asnjë pikë të kalimit kufitar nuk figurojnë të regjistruara si mall që ka hyrë në territorin e Shqipërisë apo janë zhdoganuar. Duke bërë më të mistershëm, rrjetin e këtij trafiku kokaine që dyshohet se vinte nga Amerika Latine, ku qëndronte Genc Xhixha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here