Standard.al

Wenger: Do jem te Arsenal dhe sezonin tjetër

0

Arsene Wenger ka konfirmuar se ai nuk është duke e menduar dorëheqjen nga skuadra e Arsenal, pasi zbuloi qëllimet e tij për të qëndruar dhe të paktën për një sezon. Pozicioni i menaxherit është vënë në pikëpyetje nga disa tifozë, me parulla që i bënin thirrje trajnerit të japë dorëheqjen nga Emirates Stadium. Por, Wenger insiston se ai do të kthehet për të luftuar përsëri për sezonin 2016- 17. “Unë jap më të mirën për klubin që e dua dhe në qoftë se unë e shpërndaj këtë dashuri me mbështetësit është akoma më mirë. Unë dua t’ju bëj të sigurtë që unë jap më të mirën dhe kam vënë njohuritë e mia në dispozicion të ekipit. Jam i përkushtuar dhe pa dyshim do të jem aty edhe sezonin e ardhshëm”, tha ai për beIN Sports.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.