Standard.al

Skandal financiar në Bashkinë e Tiranës/ Zbulohet kompania fantazëm “Gjenerata e re”

0

Bashkia e Tiranës i ka dhënë  93.3 milion lek një kompanie e cila rezulton e paregjistruar në QKR dhe me detyrime të pa shlyera në drejtorinë e tatimeve. Bashkia Tiranë i ka kaluar një total prej 93.3 milione lekësh të vjetra një Kompanie të quajtur “Gjenerata e Re” (sipas ekstraktit te QKR), nepërmjet dy pagesave (sipas të dhënave të thësarit në foto) njëra prej 14.9 milionesh bërë në 31.12.2015 dhe tjetra prej 78.4 milionesh të kryer në 15.02.2016. Të dyja këto pagesa i referohen një kontrate që Bashkia ka bërë me këte kompani në dt. 04.12 2015 për implementimin e një Projekti Kulturor të quajtur “Festat Qytetare” bën me dije në faqën e “Facebookut” Nisma “#Thurje”.

Nga të dhënat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (në foto) rëzulton se kompania në fjalë ka statusin pasiv që prej vitit 2009 e deri në momentin që flasim, si edhe është nën statusin e “mbledhjes me forcë të detyrimeve” që domethënë  se praktikisht ajo duhet të jetë nën sekuestro për mos shlyerjen e detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Gjithashtu kjo kompani nuk ka plotësuar asnjë dokumentacion në QKR (foto bashkangjitur) duke bërë të pavlefshëm ekstraktin e saj për përdorim në institucionet publike. Ligji për Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore apo cdo ligj tjetër i cili i referohet mënyres se si prokurohen shërbimet nëpermjet fondeve buxhetore e ndalon në menyrë katëgorike përfshirjen në tendera, projekte etj .të kompanive të cilat nuk kanë shlyer detyrimet tatimore karshi shtetit aq më tepër kur këto kompani kanë statusin pasiv prej disa vitesh si edhe kur ato nuk kanë plotësuar rregjistrimin në QKR. Kjo përbën vepër penale.

Është e çuditshme se si vazhdon të jetë kjo kompani në statusin pasiv pasi përpara disa ditëve është paguar nga taksat e qytetarëve.

Nga kërkimet që ka bërë Nisma “Thurje” rezulton se kompania në fjalë është kompania që ka printuar banesat e fushatës së Erion Veliajt për Kryetar Bashkie. Edhe pse ajo vazhdon aktivitetin rezulton me status pasive në sistemin tatimor. Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë publike që Bashkia Tiranë të ketë zhvilluar ndonjë projekt të quajtur “Festat Qytetare”. Asnjë shpallje nuk është bërë për këtë lloj projekti në faqet zyrtare të Bashkisë apo mediave si edhe nuk ka patur asnjë publikim në buletinin zyrtar të APP për ndonjë prokurim që i referohet projektit në fjalë.

12512428_432433580299149_6222414597813115858_n

12909550_432433573632483_5568564081516745596_o

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.