Standard.al

Shqiptarët punojnë 89 ditë në vit për të paguar taksat e shtetit

0

Dje ishte dita e lirisë fiskale në Shqipëri. Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2016 është 28 marsi. Kjo datë u tregon shqiptarëve se duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri afër fundit të dhjetëditëshit të tretë të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj periudhe, puna dhe fitimet u përkasin individëve dhe pronarëve të biznesit, pasi konsiderohet që llogaritë e detyrimeve me buxhetin janë mbyllur pas afro tre muaj pune, që janë konsumuar për t’i derdhur për shtetin si kontribut i produktit prej punës apo kapitalit. Në një analizë, e kryer nga AL TAX, del se, nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2015 me prodhimin e brendshëm të qarkut të vitit 2015, barra tatimore më e ulët është në qarkun e Beratit me një tregues të barrës në nivelin 12,4%. Në vend të dytë është qarku i Fierit me treguesin e barrës në nivelin 15,9%. Në vend të tretë është qarku i Shkodrës me treguesin e barrës në nivelin 19,2%. Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se administrimi i tatimeve nevojitet të mbajë një vëmendje të veçantë duke marrë në analizë si elementët e bazës për secilin nga tatimet, por edhe cilësinë e vlerësimeve tatimore dhe nivelin e kontrollit ndaj evazionit tatimor. Barra tatimore më e lartë është në qarkun e Tiranës me 27,4%. Pas këtij qarku barrën më të lartë e mban qarku i Elbasanit me 27,3% dhe më pas qarku i Durrësit me nivelin e barrës tatimore në 27,2%. Ndërsa, qarqet e Gjirokastrës, Dibrës dhe Korçës mbajnë një barrë tatimore që lëviz me 0,1 pikë përqind midis njeri tjetrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.