Standard.al

Merret peng avioni egjiptian me 80 pasagjerë, bën ulje të detyruar, dyshohet për një person kamikaz

0

221541

Një avion egjiptian që udhëtonte nga Aleksandria në Kajro me 80 persona në bord është rrëmbyer dhe për pasojë ka bërë ulje të detyruar në Larnaca të Qipros.
Agjencitë e lajmeve ndërkombëtare bëjnë me dije se avionin A320 Airbus është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar që dyshohet të jenë terroristë.

Avioni ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Sipas informacioneve të para thuhet se një ose më shumë persona kanë marrë peng avionin.Në këto momente po zhvillohen negociata me policinë. Në avion ka 80 persona.

Aeroporti është mbyllur përkohësisht. Informacione të tjera thonë se ndoshta është vetëm një person me armë në avion dhe deri tani nuk ka kërkuar diçka konkrete.

Në bordin e avionit dyshohet se ndodhet një person i armatosur me bombe

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.