Parku i Liqenit/ Anika Dokle: Erion Veliaj të votëbesohet

0
208

Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle propozon që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të vihet para një sfide: Referendumit lokal për ndërtimin ose jo të këndit të lojërave në parkun e gjelbër të Liqenit Artificial në Tiranë.

Doktoresha Dokle, shkruan përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se Veliaj duhet të votëbesohet për premtimin që dha gjatë fushatës së tij elektorale se nuk do të betonizonte parkun.

Nga ana tjetër ajo dënon përdorimin e dhunë gjatë protestave kundër këtij projekti dhe thotë se fëmijët nuk duhet të përdoren nga politika për një projekt që sipas saj nuk gëzon shumicën.

“Ndal dhunës në parkun e Liqenit!! Stop betonizimit!! Fund përdorimit “dinak” të fëmijëve për një projekt që nuk gëzon shumicën (perceptim virtual)!Kundër përdorimit politik të asaj që po ndodh te parku i të gjithëve ne, pa dallim interesash dhe bojnash. Ka ku kafshon politika!Të thirret referendum lokal! Veliaj u votua bindshëm sepse një ndër premtimet e tij elektorale ishte mosbetonizimi i parkut. Të votëbesohet nëpërmjet këtij projekti!!”, shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here