Trump kërcënon ISIS-in: Do përdorim armë bërthamore kundër jush

0
154

Donald Trump nuk e ka përjashtuar idenë për përdorimin e armëve bërthamore kundër “Shtetit Islamik”, pas sulmit terrorist në Bruksel që mori të paktën 31 jetë njerëzish.

Në një intervistë për “Bloomberg”, Trump tha se ai nuk ka dashur të flasë gjerësisht për këtë çështje, për shkak se “armiku po vëzhgon”, por ka shtuar se, “të paktën, dëshiroj që ISIS të mendojë, që ne mund t’i përdorim armët bërthamore ndaj tyre”.

“Armiku është duke na vëzhguar dhe unë kam një shans shumë të mirë për të fituar. Por meqë u tha, unë nuk përjashtoj asgjë”, ka deklaruar Trump.

Deklarata e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka për qëllim të sfidojë fushatën e kundërshtares së tij, Hillary Clinton, e cila vazhdimisht ka mbështetur nevojën për masa të qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit, duke nënkuptuar se Donald-it nuk mund t’i besohen armë të tilla, si arsenali bërthamor i Amerikës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here