Tiranë/ Kryebashkiaku njeh vetëm qendrën, periferia lihet në harresë

0
130

 

download (5) download (6)

 

Në kryeqytet mjafton të lëvizësh 100 metra më tutje për të parë katastrofën e vërtetë që ndodh në rrugicat e qytetit.

 

Sejrie Baleta

 

Tirana shikohet si qyteti i mundësive të mëdha për shqiptarët. Por mbipopullimi dhe urbanizimi i saj i tepër po e kthen atë në një makth për të gjitha ata që po jetojnë në të.  Por projektet për ta bërë atë më joshës në sy të të gjithëve në shumicën e rasteve janë një marketing i gabuar që nuk i vjen në ndihmë imazhit dhe përmirësimit të saj. Bashkia e Tiranës pas projektit për sheshin “Skënderbej”, projekt ku do të investojë bashkia e Tiranës, do të jete ai për Laprakën. Por të gjthë besoj se jemi dakort që nuk është se qëndra e Tiranës ishte ajo që ia prishte bukurinë kryeqytetit. Mjafton të lëvizësh 100 metra më tutje për të parë katastrofën e vërtetë që ndodh në rrugicat e qytetit. Janë investuar mbi  4 milionë dollarë që do të mundësohen nga ky institucion në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, për rijetëzimin dhe urbanizimin e Laprakës. “Për të bërë invsetime në të gjthë rrugët e brendshme të Laprakës,. Është investimi më i madh që ne po bëjmë në një nga njësitë e Tiarnës. FZHR aprovoi kërkesën e bashkisë së Tiranës që Lapraka të marrë investimin më të madh që ka marr në 25 vitet e fundit si lagje në Tiranë”, tha Veliaj. A thua që vetëm kjo lagje ka nevojë për investim. Por ajo që është tashmë një fakt se lagjet dhe rrugicat  në kryeqytet janë si mos më keq sikur kalon në ndonjë zonë urbane dhe jo se ke të bësh me lagje të kryeqytetit. Shkojnë dhe zbukurojnë qëndrën për të gënjyer popullin se po punojmë dhe ja si kujdesemi për mirëqënien tuaj. Jo kjo nuk është mirëqënie por vetëm një shoë i radhës i Bashkisë për të zbukuruar qëndërn se aty shikohet puna. Dhe me të drejtë si do tu tregojmë ne qytetarëve që po i ndihmojmë. Por tanimë është konfirmuar se   Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti konsultimet me aktorë të ndryshëm për projektin e sheshit “Skënderbej”. Të premten kreu i bashkisë Veliaj, priti në një takim, ndërlidhës të njësisë administrative 11, të cilëve u kërkoi që të nisin komunikimin me qytetarët për mënyrën sesi do të shndërrohet qendra e qytetit.  “Ne duam t’u shpjegohet qytetarëve që asnjë vend normal nuk e ka sheshin e vet vendrroutllim makinash. Qyteti është për njerëzit dhe jo makinat. Kështu që do ju shpjegojmë me durim se si do përdorim unazën e vogël për t’i ardhur përqark shtetit”, vijon Veliaj. Javën e ardhshme, projekti për qendrën e Tiranës do të bëhet publik nga bashkia, ndërsa ndërhyrja në terren mendohet të nisë pas përfundimit të unazës së vogël, punimet për të cilën kanë nisur tashmë. Por janë ata rrugë që për momentin e kanë më pak të domosdoshme ndërhrejen sesa disa të tjera po të kalosh natën të bie këmba në ndonjë gropë dhe imagjinohet se çmund të ndodhë. Nga ana tjetër është mungesa e ndriçimit ajo që vihet re në rrugicat dhe lagjet e kryeqytetit. Bashkia Tiranë bashkë me drejtuesit e saj “vdes” pak për vëmëndje. Ishin festat e fundvitit dhe qendra u zbukurua dhe ndriçua. Ishte dita e verës dhe çdo gjë pemë dhe objek u shëndërru në karnavale. A thua vetëm qëndra e Tiranës është ajo që i shqetëson më shumë qytetarët? Nuk e besoj. Por jo çdo gjë është ashtu si duket.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here