Sqaron biznesmeni Bedinaj: Nuk kam borxhe dhe konflike, policia të zbardhë ngjarjen

0
182

Biznesmeni Vasil Bedinaj ka sqaruar sot nga Vlora në një konferencë për shtyp në lidhje me atentatin me eksploziv të ngritur dy ditë më parë.

Ai sqaron se nuk ka asnjë konflikt personal që mund të jetë shkak për të kërkuar eleminimin e tij fizik.

Bedinaj përjashtoi edhe konfliktin për shkak  të biznesit duke deklaruar se nuk i detyrohet askujt, përveçse bankave dhe me të cilat tha se ka raporte korrekte.

Bedinaj përjashtoi edhe motivet politike për sulmin, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve kompetente të hetojne mbi rastin. Ai tha se ka kërkuar mbrojtje për familjen.Prononcimi:

Është e vërtetë që është kryer një atentat, por për fatin tim të mirë dështoi. Jam një qytetar njësoj si ju me bizneset e mia, jetoj në dy qytete, Vlorë dhe Tiranë. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë konflikt të asnjë lloj natyre, qoftë të biznesit, qoftë personal, qoftë familjar.Jam një biznesmen që punoj ditë dhe natë. Jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime të jem një qytetar i thjeshtë dhe i ndershëm.Ishte një atentat jo i improvizuar për të kërcënuar, por një atentat në banesën time, në garazhin tim që një kat më lart jetonte familja ime, me një sasi të konsiderueshme C4 sipas ekspertëve që ishin në vendngjarje. Jam me fat që sot jetoj.

Ju siguroj që përveçse të mira, nuk i kam askujt borxh dhe as më ka askush borxh. Jam një biznesm që sot mund të kem mbi 150-200 punonjës që punojnë në këto ditë të vështira në këtë qytet. Dhe kam një marrëdhënie perfekte qoftë me kolegë në fushën time, qoftë në biznese të tjera.Shëtis gjatë gjithë kohës natë-ditë, nuk i kam dhe as nuk më ka njeri detyrime. Përveçse partnerit tonë, bankave, që dhe me të cilat jam në mënyrë absolute perfekt.Ky është i vetmi borxh që siç e kanë të gjithë biznesmenët, e kam dhe unë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here