Lushnje/ Plagos me armë gjahu fqinjë, pranga autorit

0

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagërancë shtetasin Pëllumb Cela 55 vjec  si pasojë e kanosjes me armë të fqinjit të tij.

Loading...

Ngjarja ka ndohur në fshatin Spolat të Divjakës  ku Cela për motive të dobta ka qëlluar 4 herë me armë gjahu drejt komshijve të tij B.T 39 vjec dhe E.T 59 vjec, banorë të shtëpive përreth.  Të dy të dëmtuarit kanë marrë plagë në trup dhe momentalish janë nën kujdesin e spitalit të Lushnjës.

Në cilësinë e provës u sekuestrua arma e gjahut “cifte” turke e modelit “ Super Post” e cila ishte pa leje mbajtje nga ana e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive”.

Loading...

Lini nje pergjigje