Lihen të lira dy vajzat e akuzuara për prostitucion/ Gjykata lë në burg 3 tutorët

0
133

Janë lënë të lira  dy vajzat e arrestuara të enjten për prostitucion. Gjykata e Tiranës ka lënë të lira vajzat përkatësisht 24 dhe 27 vjec dhe  dy klientët e tyre e ndërsa për 3 tutorët  Nik Gjonikaj, Besnik Maka dhe Bledian Nurja ka përcaktuar masën arrest me burg.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura e ndërsa mësohet se nga ana e prokurorisë është kërkuar që edhe dy vajzat të qëndrojnë në burg gjë që gjykata e ka hedhur poshtë.  Dhe ka caktuar masën detyrim për paraqitje. Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e së enjtes finalizimin e operacionit të koduar ‘Mustang’, ku në bazë të hetimeve 9-mujore ka rezultuaar se vajzat e ushtronin aktivitetin në bashkëpunim me tutorët, më të cilët ndanin shumat e parave të përfituara që varionin nga 100 deri në 300 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here