Kërcënon nxënësit me litar, ndalohet mësuesja në Peshkopi

0
167

Mësuesja e shkollës “Selim Alliu” në  Peshkopi u ndalua nga policia, pas publikimit të një video ku ajo shfaqet me litar duke rrahur një nxënës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në tetor të vitit të kaluar, por video është hedhur tani në rrjetet sociale. Sipas policisë, Emanuela Datja 27 vjeçe ka dashur të trembe fëmijët, të cilët më herët ishin duke u rrahur me njëri – tjetrin. Në pamjet e postuara ajo ka nxjerrë para dërrasës së zezë disa nxënës dhe u qëllon atyre me një litar tek këmbët. Në fund të videos, mësuesja merr litarin dhe ia vendos në fyt një nxënësi dhe në këtë moment filmimet mbarojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here