Greqia shton përpjekjet për bindjen e emigrantëve / Nis lëvizja drejt qëndrave të pritjes

0

Mbi 12 mijë refugjatë, mes tyre gra e fëmijë prej javësh po jetojnë në kushte të vështira me shpresën për të kaluar në Europën perëndimore.Greqia po vazhdon përpjekjet për të transferuar mijëra emigrantë nga kampi ku janë vendosur në kufi me Maqedoninë në qëndrat e pritjes.Qeveria greke i ka shtuar përpjekjet për të bindur emigrantët të braktisin kampin, megjithatë ka konfirmuar se në asnjë moment nuk do të përdoret forca. Janë shpërndarë fletushka në gjuhën arabe, ku shkruhet se kufiri nuk do të hapet dhe se ata duhet ti drejtohen qendrave të pritjes, ndërsa organizatat humanitare po mundohen të bindin klandestinët se largimi nga kampi është e vetmja zgjidhje.Disa nga emigrantët duke parë kushtet dhe mungesën e ushqimit pranuan ta braktisnin kampin e Idomenit.” Shpresojmë që qëndrat e pritjes të kenë kushtet e duhura që të jetojmë si njerëz. Të jetosh këtu është shumë e vështirë” – u shpreh njëri prej refugjatëve.Megjithatë një pjesë e madhe e tyre nuk pranojnë pasi nuk besojnë se situata do të jetë më e mirë në qëndra e ndërtuara për ta.“Nuk ka shans që ne të shkojmë në një kamp tjetër, ne kemi ardhur për t’i shpëtuar luftës dhe jo për të na dhënë ushqim e pije, dua një jetë të re dhe nuk besoj se në kampet e tjera situata është më e mirë”-tha një tjetër refugjat.Autoritetet greke kanë vendosur në dispozicon 20 autobusë për të tansportuar emigrantët, por deri më tani nga 12 mijë që ndodhen në kampin e Idomenit, vetëm 400 kanë lëvizur.

 

Lini nje pergjigje