Ekspertët e trashëgimisë botërore fillojnë inspektimet në Liqenin e Ohrit

0
98

Ekipi i ekspertëve ngaa Bordi këshillimor i Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe ekspertë lokalë shqiptarë, kanë mbërritur në Pogradec për të inspektuar studiuar dhe mbledhin fakte për rajonin e liqenit të Ohrit. Qëllimi është identifikimi i zonave potenciale që do të përfshihen brenda kufijve të rajonit të propozuar për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të Liqenit të Ohrit. Ky mision zhvillohet nga e hëna deri të mërkurën (28-31 Mars) në rajonin e Pogradecit. Ekipi faktmbledhës do i paraqesë këto të dhëna që do të grumbullojë në terren, në takimin që do të zhvillohet të enjten, datë 31 Mars, në Lin të Pogradecit për ngritjen e kapaciteteve shqiptare në menaxhimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit. Qëllimi i këtij projekti është që të përfshirjë dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit 1/3 në UNESCO, ndërkohë që pjesa maqedonase e tjetër e Liqenit 2/3, është tashmë e listuar si trashëgimi kulturore dhe natyrore e mbrojtur nga UNESCO. Ky mision studimor në terren si dhe ëorkshopi dyditor me grupet e interesit të rajonit të Liqenit të Ohrit për menaxhimin e përbashkët të tij, janë pjesë e projektit: “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, i financuar nga BE dhe zbatohet nga UNESCO.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here