Basha: Nuk bëhemi pjesë e reformës në drejtësi pa larguar Leskajn dhe Sulin.

0
193

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përforcuar dje qëndrimin e opozitës lidhur me reformën në drejtësi. Kryedemokrati Basha tha se PD nuk do të bëhet pjesë e reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të çojë mandatin e deputetit socialist, Rakip Suli dhe Valentina Leskajt, në Gjykatën Kushtetuese. Lulzim Basha theksoi se nuk mund të negociohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ai akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama dhe kabinetin e tij qeveritar për  korrupsion. “A mund të ketë dialog kur njëra palë në tavolinë nxjerr armën? Sigurisht që jo! Edi Rama në fakt nuk vë armën në tavolinë, por bombën atomike kushtetuese. Po diskutojmë që të bëjmë disa ndryshime në Kushtetutë për drejtësi më të pavarur, për rregulla kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që Rama thotë që nuk dua të zbatoj rregullin aktual, që thotë se nëse një deputet kapet me fondet publike shkon në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi dje kryetari i opozitës. Në vijim të deklaratës së tij, Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike nuk negocion me terroristë, siç i cilësoi ai të majtët. “Nuk negociohet as Kushtetuta dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pa zbatuar vendimin, dialogu me Edi Ramën është baras me dialog me terroristët, dhe Partia Demokratike nuk dialogon me terroristët”, u shpreh dje Basha.    Rama Al Kapone Basha përdori fjalët e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili disa ditë më parë tha se njësia speciale anti-korrupsion do të arrestojë Al Kaponet shqiptarë. Kryedemokrati tha se reforma në drejtësi do t’i japë fund Al Kapones së ulur në karrigen e kryeministrit. Ai shtoi se, fundi i Ramës do të jetë fund edhe për ministrat e tij, që ai i vlerësoi të korruptuar. “Reforma në Drejtësi nuk është qëllim në vetvete, ajo do t’i japë fund krekosjes dhe arrogancës, pasi qeveria iu vjedh edhe kacidhen e fundit…do t’i japë fund Al Kapones së ulur në karrigen e kryeministrit që më pas përkthehet në dhjetëra Al Kapone të tjerë”, tha Basha. Në vijim të deklaratës së tij, Basha foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit. Basha u shpreh i bindur se Byroja dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas standardeve evropiane. Ai theksoi se reforma në drejtësi do të çojë politikën para drejtësisë. “Byroja Kombëtare e Hetimit në veçanti dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit europian. Askush nuk do të ndalë, deformojë apo devijojë këtë vullnet që në fakt buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe në gjendje që të vendosë politikën para drejtësisë”, nënvizoi ai.   Reagimi i Ramës Ndaj deklaratave të Bashës reagoi kryeministri nëpërmjet tre postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale. Reagimet e Ramës kishin shumë ironi dhe pak akuza. Rama i bëri thirrje Bashës që të shpejtojë për miratimin e reformës në drejtësi. “Dhe jo vetëm do bësh sikur do po, do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç’të duash e thuaj ç’të duash po nxito, se duhet të votojmë!”, shkroi Rama në postimin e tij të parë pas deklaratave të Lulzim Bashës. Në një reagim të dytë, Rama e cilësoi Bashën si prifti që kërcen nga belaja. Ai shtoi se Basha nuk e do reformën në drejtësi sado që ai bën sikur e do. “‎VajMedetPD që kërcen si “prifti nga belaja”,  e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi, po e di edhe ti që do s’do do bësh sikur do!…”, shkroi Rama, ndërsa shtoi dhe një koment për vizitën e Bashës në SHBA. “E sa për vizitën në SHBA ka një dallim ‪VajmedetPD: Dje, ambasada bënte zhurmuesin në takimet e opozitës sot opozita mikpritës në ambasadë”, ishte postimi i tretë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here