Testimi i mësuesve/ MAS pezullon 51 agjenci private, shisnin kredite

0
179

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të pezullojë veprimtarinë e 51 agjencive private që realizonin kualifikimin e mësuesve. Në përfundim të  testimit të mësuesve ministria arriti në konkluzionin se këto agjensi të akredituara që në kohën e qeverisë së djathtë nuk e kryenin funksionin e tyre. Megjithatë ministria nuk ka thënë se kush do ta kryejë këtë funksion dhe as modelin që do të ndiqet. Dështimi me trajnimin e profesional të mësuesve ka detyruar Ministrinë e Arsimit e të Sportit të vendosë pezullimin e 51 agjencive private që ishin kontraktuar për ta kryer këtë kualifikim. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk tha se kush do të merret tashmë më trajnimin dhe kualifikimin profesional të mësuesve por tha se asnjëra nga këto agjeci nuk i kishte shërbyer këtij qëllimi. Nikolla: “ Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë dhe një ndërhyrje paraprake që lidhet me sistemin aktual të kualifikimit duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjensive që ishin në sistem për të realizuar private që realizonin kualifikimin e mësuesve si një masë paraprake sa kohë që mungonte informacioni i qartë dhe i plotë, monitorimi i plotë i punës që këto agjensi bënin. Jo në pak raste ato vepronin mirëfilli si agjensi shit-blerje kreditesh por jo kualifikimi të mësuesve”. Në përfundim të procesit të testimit të mbi 17 mijë mësuesve u arrit në konkluzionin se mësuesit nuk kishin zhvillimin e duhur profesional. 51 agjencitë ishin kontraktuar që në kohën e qeverisjes së të djathtëve por rezultatet mjaft të ulëta në procesin e vlerësimit të cilësisë së mësimdhënies provuan se ato ishin praktika të dështuara. Mësuesit vetë kanë dëshmuar se jo të gjtiha agjencitë vepronin sipas standarteve për të cilat ishin akredituar. Disa ditë më parë minsiryia e arsimit mohoi zërat se procesi i trajnimit të mësusve do të jepej me koncesion por ende nuk dihet se kush do të jetë zgjidhja e propozuar për këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here