Hekurudhat shqiptare ndodhen në kolaps

0

Pak ditë më parë trenat ndalen së lëvizuri për shkak të mungesës së karburantit. Hekurudhat nuk ishin në gjendje të paguanin faturat, por kjo gjë u zgjidh, ndërsa kriza në transportin hekurudhor vazhdon. “Jemi vërtetë në sitautë të vështirë për faktin se ka rënë transporti i mallit dhe disa kompani që janë të rëndësishme, që ne kishim lidhjet tona, siç ishte Kurum, tani e dimë që është drejt falimentit”, tha Genc Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Hekurdhës Shqiptare. Një dritë shprese vjen nga bashkëpunimi me Autoritetin Portual të Durrësit për vënien në funksionim të një linje në terminalin e kontenierëve, si dhe miratimi nga BERZH për investimin në linjën Tiranë-Durrës-Rinas. “Është hera e parë që Shqipëria, pas viteve ’90, ka një projekt ndërtimi në dorë”, vijon Alizoti. E subvencionuar nga shteti, humbjet në Hekurudhë janë të mëdha. Këtë vit fondi i qeverisë është rritur me 10 %. Aktualisht funksionojnë vetëm 4 linja të udhëtareve, ato nga Durrësi në drejtim të Shkodrës, Kasharit, Vlorës dhe Librazhdit. Udhëtaret e pakët zgjedhin trenin për shkak të biletës. “Treni, 950 lekë të vjetra”, thotë një udhëtar. Rrjeti hekurudhor shqiptar ka 447 km linjë kryesore, mirëmbajtja e së cilës kërkon investime të mëdha.

Loading...

Lini nje pergjigje