Durrës/ Nxirren nga banesat 6 familje, Përmbarimi pro Komunitetit Mysliman

0
115

 

Komuniteti Mysliman i mbështetur nga policia, i nxori me dhunë nga shtëpitë e tyre 6 familje, banore të lagjes numër 9. Përmbaruesi kish kontraktuar edhe punëtorë hamallë, duke u nxjerrë me dhunë orenditë shtëpiake nga banesat e tyre. Në ndihmë të përmbaruesve ishin forcat e rendit, ndërsa banorët në një situatë të tillë, të drejtë kishin vetëm të qanin e të ulërinin, se nuk kanë ku të shkojnë. Hamallët u kanë nxjerrë orenditë jashtë, në oborr, kush ka pasur mundësi i ka dërguar diku, të tjerë i kanë lanë jashtë në ambient të hapur. Banorët panë se si për pak minuta banesat e tyre janë boshatisur e nuk janë më pronarë të godinave e shtëpive të tyre.  Banorët deklarojnë se Komuniteti Mysliman me dokumente të dyshimta ka marrë këto prona, duke hedhur në rrugë banorët pa asnjë shpresë e pa asnjë zgjidhje strehimi. “DurrësLajm” iu drejtua edhe Komunitetit Mysliman në Durrës, për të marrë një opinion pas reagimit të banorëve, por myftiu Redi Quku, tha se kishte një problem familjar, ndërsa administratori i Myftinisë Eduart Sherifi, tha se nuk ishte në dispozicion për mediat, në lidhje me çështjen në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here