“Shfryhen” shifrat e rritjes së të ardhurave, Dogana përfiton nga valutat

0
172

Rritja e të ardhurave parashikohet vetëm nga shtrëngimi i rripit të shqiptarëve, jo nga përmirësimi i punës së administratës

 

Ervin Kaduku

Qeveria shqiptare e ka përsëritur më shumë se njëherë, se gjatë vitit të kaluar të ardhurat në buxhet dhe sidomos ato në dogana nuk u rriten për shkak të çmimeve të ulta të mallrave kryesore të importit. Arsyetimi ishte se, kompanitë duke rapotuar çmime më të ulta në dogana kanë paguar më pak TVSH. Por në fakt kur të gjithë ne kemi parë se, çmimet e importit për mallrat kryesore, naftë, energji dhe ushqimet kryesore kanë qenë në nivelet më të ulta historike të dekadës, Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i “Çmimeve të huaja” u rrit me 3.7% në terma vjetorë më 2015, duke mbajtur të njëjtin ritëm me atë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshe nga zhvillimet e vitit 2014, nënçmimi i monedhës vendase sidomos ndaj dollarit shtoi praninë e presioneve të huaja inflacioniste në vend, veçanërisht në gjashtëmujorin e parë të vitit. Rritja e vlerës së dollarit bëri që importuesit të harxhojnë më shumë para për të blerë valutën e amerikane për rrjedhojë kjo ka bërë që për të njëjtën sasi, bizneset të paguajnë më shumë në lekë, vetëm nga zhvlerësimi i monedhës.

Një nga ish drejtuesit e doganave ka pohuar se tregtia e jashtme e Shqipërisë bëhet gati 60 % me valutën amerikane. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kursi mesatar eur/lek rezultoi 139.7 për vitin 2015, duke qenë disi më poshtë vlerës mesatare të vitit të kaluar. Në raport me dollarin amerikan, leku ka vijuar të nënçmohet përgjatë gjithë vitit (19.4% në terma vjetorë), në linjë me dinamikat e kursit eur/usd në tregjet e huaja.

Kështu të gjithë tregtarët që kanë zhdoganuar me cmimet importi në dollarë kanë paguar faturat në lekë të paktën 19 për qind më shumë se, në vitin 2014. Në fakt, situata u duk që nuk ishte positive që në fund të vitit të kaluar dhe nuk mund kurrsesi të pritej që të përmbysej rezultati këtë vit. Mbyllja e vitit të kaluar ka “certifikuar” rezultatet e aksionit kundër informalitetit, duke konfirmuar atë që shumëkush priste: shumë zhurmë për asgjë. Të dhënat e detajuara nga tatimet tregojnë se aksioni kundër informalitetit nuk ka arritur të bëhet “i dukshëm”. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2015, të ardhurat tatimore neto (përjashtuar rimbursimet), u rritën 10.9% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vitin 2014, rritja e këtyre të ardhurave ishte 16.8%. Të ardhurat nga tatimet ranë në 2013-n, vitin e ndërrimit të pushteteve. Një argument që do të justifikonte rritjen më të ulët të të ardhurave është ai që ritheksojnë edhe ekonomistët, pra fakti që ekonomia jonë këtë vit ishte e dobët dhe ka pasur tkurrje të konsumit, fitime më të ulëta të kompanive etj. Por ky argument do të forconte edhe më shumë qëndrimin kundër një aksioni të nxituar. Aksioni u paralajmërua nga ekspertët se do të frenonte konsumin e do të gjunjëzonte ekonominë në kushtet e krizës së konsumit e çmimeve. Në të gjithë këtë situatë, përpjekja e mundimshme e administratës tatimore ishte të qëndronte mbi ujë me të ardhurat e saj krahasuar me një vit më parë, por pa arritur të “shpëtojë” simotrën e saj, administratën doganore.

 

Çka nuk mundi ta arrijë.

Kontrollet e shtuara dhanë një mesazh negativ tek sipërmarrjet, duke ushtruar presion e duke vendosur më shumë gjoba për shkeljet e konstatuara. Sipas të dhënave tatimore, gjobat administrative të vëna vitin e kaluar u rritëm më shumë se dy herë krahasuar me 2014-n. Sipas këtyre të dhënave, gjobat ishin mbi 242 milionë lekë, ndërsa një vit më parë gjobat e vëna ishin 113.2 milionë lekë. Qeveria ka vendosur të mburret me rritjen e barrës së taksave, çka është i vetmi burim që prodhon të ardhura shtesë, të paktën kështu parashikohet. Efekti i politikave të reja fiskale në total në 2016-n do të jetë plus 1.44 mld lekë (10 milionë euro), vetëm nga koncesioni i skanimit i Rapiscan, bizneset llogaritet të paguajnë këtë vit edhe rreth 9 milionë euro plus dhe 2 milionë euro shteti (koncesionari do të marrë 11 milionë euro në total). Tregtuesit e naftës do të paguajnë të paktën 10 milionë euro në tarifa rilicencimi. Bizneset po përballen dhe me mbifaturime të energjisë, që e kanë rritur tarifën që ata duhet të paguajnë me 27% (nëse nuk zgjidhet problemi, fatura mund të arrijë mbi 16 milionë euro) si dhe kosto të tjera shtesë nga ripërsëritja e lejeve të ndryshme… Ndonëse këtë vit nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në taksat direkte – pas rritjes dy vjet radhazi të tatimfitimit, tatimit mbi të ardhurat personale, taksës së qarkullimit dhe akcizës së disa produkteve – bizneset po përballen me kosto të paparashikuara nga barra e taksave e tarifave indirekte që do të shtojë ndjeshëm koston e produkteve apo shërbimeve të tyre, që pritet të transferohet te konsumatori final përmes çmimeve.

Barra totale e taksave indirekte (të fshehura) është e pamatshme, megjithatë disa prej tyre mund të llogariten për këtë vit si më poshtë:

-Skanimi i deklaratave doganore: Biznesi pritet të paguajë të paktën 7-9 milionë euro në 2016 (shiko llogaritjen më poshtë) dhe 2-4 milionë euro do të paguhen nga buxheti (indirekt taksat tona), pasi koncesionari në bazë të marrëveshjes do të marrë 11.3 milionë euro në vitin e parë.

-Tarifa e licencimit dhe rilicencimit të pikave të karburantit do të shtojë për operatorët një barrë minimumi prej 10 milionë eurosh (shiko llogaritjen më poshtë), që pritet të transferohet direkt në çmim, pra te konsumatori final.

-Nëse nuk zgjidhet problemi i tarifimit të shumë ndërmarrjeve me tarifat e tensionit të ulët (14 lekë/kËh), kur ata sipas ligjit duhet të tarifohen në tensionin e mesëm (11 lekë/kËh), bizneset do të detyrohen të paguajnë rreth 16 milionë euro fatura energjie shtesë (4 milionë euro çdo tremujor) për vitin 2016 (shiko të dejatuar problemin më poshtë).

Vetëm nga këto tarifa indirekte, barra fiskale pritet të katërfishohet, nga 10 milionë euro (zyrtarja) në mbi 40 milionë euro (duke i shtuar taksat dhe tarifat indirekte).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here