Standard.al

Rikthehet Luiza Xhuvani/ Hamleti sot mban fytyrën e saj

0

Aktorja Luiza Xhuvani, pas një kohe të gjatë mungese, u rikthye në Teatrin Eksperimental në rolin e Hamletit, pak muaj më parë. Sot, shfaqja rivihet në të njëjtën skenë me Luizën protagoniste. Ishte një shfaqe që edhe për shkak të saj mori vëmendjen e publikut prandaj edhe po vjen sërish. Nga përkthimi i Fan Nolit, kjo vepër erdhi nën një konceptim ndryshe nga regjisori Enke Fezollari duke e vendosur Xhuvanin përkrah aktorëve të rinj si Andi Begolli, Endri Çela, Julinda Emiri, Anderson Gurra, Ina Gjoni, Laura Nezha, Ermir Jonka, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Ina Morinaj dhe Xhino Musollari. “ Është një Hamlet i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota do të ndryshojë për të. Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti, njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit… ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”, ka thënë regjisori për konceptin skenik të veprës. Ata që nuk e kanë parë nga sot e në ditët në vazhdim, Xhuvani do të jetë përsëri në skenë… Living

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.