Meta dhe Bushati festojnë ditëlindjen, deputetët urojnë njëri-tjetrin

0
171

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  sot festojnë ditën e tyre të lindjes.   Ata kanë marrë urime live nga deputetët e pranishëm në seancë.   Deputeti i PS, Bujar Çela ndërsa ka marrë fjalën për të folur për rendin e ditës ka uruar kryeparlamentarin dhe më pas urimit të tij i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë.    Ky moment pavarësisht tensionit të shkaktuar nga bllokimi i foltores nga ana e opozitës ka sjellë edhe buzëqeshje në sallë.   “Dua t’i uroj ditëlindjen zotit Ilir Meta si pjesëtar i të dy koalicioneve. Dua ta duartrokasim të gjithë, edhe ju të opozitës. Edhe ju e keni për detyrë se keni bashkëqeverisur”, tha Çela.   Pas tij ka qenë edhe deputetja Arta Dade që i është bashkuar urimit për kreun e Kuvendit por ajo ka uruar edhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.   “Duke iu bashkuar urimit për kreun e Kuvendit, dua të uroj edhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Për ne është ditë e veçantë, për opozitën, ajo ka marrë përsipër të bëjë zhurmuesin”, tha Dade.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here