MASH pezullon 51 agjenci private të trajnimit të mësuesve

0
138

MASH pezullon 51 agjenci private të trajnimit të mësuesve

Si rezultat I nivelit të ulët të kalueshmërisë së provimit të kualifikimit të mësuesve Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pezulluar plot 51 agjenci. Shumica e mësuesve zgjidhnin këto agjenci privatë dhe bënin një trajnim kundrejt pagesës për të përfituar me një ceritikatë që I bën ata përfitues të krediteve. “Ministria e Arsimit ka bërë dhe një ndërhyrje paraprake, duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive që realizonin trainimin e mësuesve. Jo të gjitha ato vepronin konform standardeve për të cilat ishin akredituar, por vepronin si agjenci shit-blerje kreditesh”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

 

Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në rezultatin e testimit të afro 17 mijë e 600 mësuesve të sistemit parauniversitar, ku 10.7% u vlerësuan dobët, 63.9% në nivel mesatr dhe 24.7% rezultuan të kishin përgatitje të mirë profesionale.

Ministrja Nikolla theksoi se, tanimë do të ketë një skemë të re të kualifikimit të mesuesve, e cila do të ndërtohet në bazë të këshillave dhe sugjerimeve të ekspertëve ndërkombëtare që janë duke zhvilluar një konferencë shkencore me ekspertë shqiptarë të arsimit në Tiranë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here