Standard.al

Kërcim profesionist, mëson nga Youtube…

0

Të mësosh dicka në mënyre autodidakte është shumë e vështirë.  Akom amë e vëshitë është  të mësosh të kërcesh, sidomos “dubstep”. Por kur dëshira është e madhe dhe vullneti është arma më e fortë rezultatet janë mahnitëse. Adilyn Malcolm, një vajzë 12-vjeçare, është shembulli ideal se nëse dëshira juaj për dicka është e madhe, ju mund t’ia dilni mbanë edhe vetëm, pa dalë nga dhoma juaj.

Kjo vajzë u frymëzua nga kërcimi dhe filloi të shikonte video në Youtube, duke u përpjekur të memorizonte lëvizjet. Adilyn thotë se kjo mënyrë e të mësuarit është shumë e rehatshme: ju mund të ndaloni, të ripërsërisni dhe të bazoheni në çdo kërcim që doni, gjë që nuk do ishte e mundur në një klasë kërcimi. Ajo ka vetëm 8 muaj që praktikohet dhe shikoni sa e aftë është!

Shembulli i saj është mjaft frymëzues, pasi dëshmon se nëse admironi diçka, me punë mund të “bëni” magji.

https://www.youtube.com/watch?v=OgzdDp5qfdI

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.