Betonieret pushtojnë parkun e Liqenit/ PD: Rezistenca për mbrojtjen e ‘mushkërive’ të Tiranës do të vazhdojë deri në fund

0
139

 

Komisioni  Qëndrorë Zgjedhorë ka rrëzuar kërkesat e shoqërisë civile për rëeferendum. Shoqëria Civile kërkoi që  qytetarët e Tiranës të pyeteshin për ndërtimet tek liqeni ku Bashika thotë se do të ndërtojë këndin e lojërave për fëmijë por kjo kërkesë nu është miratuar nga KQZ.

 

Sejrie Baleta

 

Pavarësisht kushteve atmosferike aktivistët pranë liqënit vazhdojnë të protestojnë.  Në të ftohtë dhe në shi aktivistët që kundërshtojnë punimet te parku ku nuk  janë ndalur për asnjë minutë. Aktivistë të vendosur aty ku po bëhen dhe punimet lajmëronin nga momenti në moment arritjen e betoniereve gjë që nje ditë më parë ato e kishin pezulluar punimin. I bënin thirrje të herëpashershme qytetarëve që të bashkoheshin me ta për ti ndaluar këto mjetë të cilat po shkatërrojnë gjelbërimin dhe po betonizonë partkun. Prej më shumë se një javë, nga 3-4 makineri përpunimi betoni zbrazin përditë në themelet e këndit të lojrave, materialin që ka ngjallur reagimin e ashpër të aktivistëve të shoqërisë civile. Pavarësisht protestave e rezistencës natë-ditë të grupimeve të ndryshme që duan mos prerjen e pemëve dhe të mos hidhet beton, Bashkia e Tiranës vazhdon pa problem misionin e saj për të ndërtuar brenda afatit këndin e lojrave. Të revoltuar nga mospërfillja e Bashkisë, aktivistët organizohen dhe dokumentojnë çdo ndërhyrje që po i bëhet parkut, duke theksuar kundërshtitë e deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, i cili përbetohej se nuk do të ketë beton tek Liqeni. Këto 26 vite parku është ngrënë dhe gjymtuar në cdo cep të tijë, por tani po i jepet goditja e fundit, zemra e parkut po betonohet për të hapur lojën e kullave 25 katëshe që do ta kthejnë liqenin në një park privat të oligarkëve që nuk ngopen kurrë. Këto pamje janë bërë tani, ti duhet te reagosh!

KQZ

Komisioni  Qëndrorë Zgjedhorë ka rrëzuar kërkesat e shoqërisë civile për rëeferendum. Shoqëria Civile kërkoi që  qytetarët e Tiranës të pyeteshin për ndërtimet tek liqeni ku Bashika thotë se do të ndërtojë këndin e lojërave për fëmijë por kjo kërkesë nu është miratuar nga KQZ. Prej ditësh tanimë , qytetarët janë duke bërë rezistencë natë e ditë për të ndaluar punimet ndonëse kryebashkiaku Erjon Veliaj ka pohuar se punimet do të vazhdojnë dhe se këndi i lojrave për fëmijë do të përurohet më 1 qershorë.

Dy nga tre kërkesat u rrëzuan

Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dy nga tre kërkesat për referendum vendor të kërkuara nga Partia Demokratike. Kështu nuk u pranuan kërkesat që  lidhen me parkimin nëntokësor tek Parku Rinia, si dhe ndërtimin e kompleksit të lojërave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit Artificial. KQZ-ja i vlerësoi antikushtetuese këto kërkesa. Referendumi, sipas saj, mund të mbahet për një çështje të caktuar, por jo për vendime të marra më parë, në këtë rast nga këshilli bashkiak i Tiranës. Anëtarët e KQZ-së të propozuar nga Partia Demokratike mbështetën kërkesat për referendum dhe pas rrëzimit të tyre ata braktisën mbledhjen. PD-ja pretendon se projektet e mësipërme, të miratuara nga këshilli bashkiak, mund të ndërtohen në zona alternative, duke mos cënuar më tej situatën e rënduar mjedisore në Tiranë. Ato nuk marrin parasysh ndikimin në mjedis dhe janë inicuar pa iu nënshtruar konsultimit me qytetarët, siç parashikohet në ligj. Ndaj, për PD-në është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen për këto vendime.

Reagimi i përfaqësuesëve të PD-së

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi dhe kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës dënuan svendimin e KQZ për të mos dëgjuar zërin e qytetarëve në një referendum lokal, si dhe në të njëjtën kohë denoncuan punimet brutale me beton dhe makineri të rënda që vazhdojnë sipas projektit klientelist të Veliajt brenda Parkut të Liqenit. “Vendimi i sotshëm i KQZ i ka rrënjët tek betonierët e klientëve të dyshes Rama-Meta që vijnë në këtë park për të hedhur beton përditë. Për përfaqësuesit e qeverisë në KQZ, mushkrit tona nuk janë çështje e rëndësishme qe ia vlejnë të bëhet referendum. Për ata të qeverisë në KQZ më e rëndësishme është tesera e partisë sesa Tirana dhe mushkrit e fëmijëve tanë”, tha Malltezi. Pak ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendum lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin për punimet e Bashkisë në Parkun e Liqenit dhe në Parkun Rinia. “Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension, i është dhënë me koncesion klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq vendimi i sotëm i KQZ-së ishte në përputhje të plotë me betonierët e klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq, u quajt, “Nuk është çështje e rëndësisë së veçantë”. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton që 500 qytetarë të Tiranës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me cilësinë e ajrit në Tiranë. Këtyre 500 qytetarëve, ata atje që kanë më të shtrenjtë teserën e Partisë se sa Shqipërinë, u thonë se “Nuk është një çështje e rëndësisë të veçantë”. Kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë për shumë e shumë qytetarë, dhe ka të bëjë me betonierët të cilat janë këtu. Vendimmarrja e sotme e KQZ-së ishte turp dhe ishte në kundërshtim të plotë qoftë me Kushtetutën, qoftë me parashikimet e dispozitave kryesore Kushtetuese. Ne do t’i qëndrojmë të gjitha rrugëve ligjore pavarësisht se në këtë vend nuk ka pushtet që nuk e kanë uzurpuar pushtët e shtetit. Kjo është një gjë shumë e rëndë sepse ne po kërkonim që qytetarët të shpreheshin. Le t’i pyesin qytetarët e jo ti shumëzojnë me zero. Ndërkohë këtu dhunohen të paktën 5 ligje dhe bëhet sikur s’është asgjë. Kjo është shumë e turpshme, kjo është në kufijtë e të paimagjinueshmes që këtu sovraniteti në vend që të kalojë nga qytetarët kalon nga pushtat e shtetit, nga klientët e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, tha Malltezi. Duke komentuar vazhdimin e punimeve, me makineri të rënda dhe me betoniere, kreu i Këshilltarëve të PD, Olli tha: “Jemi përpara asaj që kemi deklaruar shumë herë më parë, paligjshmëria absolute. Të futësh me dhjetëra betoniere në sipërfaqen e Liqenit të Tiranës, të ndotësh ambientin, të betonizosh të vetmen mushkëri të gjelbër, e cila ka dhe përcaktime shumë të qarta për specifikat e saj dhe të pretendosh se nuk ka nevojë për leje mjedisore  apo për studim mjedisor, është paradoksi më i madh. Vandalët e pushtetit që kanë uzurpuar sot pushtetin qendror dhe atë vendor, që po e përdorin  Erion Velinë si një qen sulmues për të kafshuar mushkëritë e gjelbërta, të jenë të bindur për diçka; nuk do të kalojnë betejën me drejtësinë sado që të vonojë ajo dhe të jenë të bindur që do të përballen dhe do të ndëshkohen nga ligji. Kanë shkelur në mënyrë absolute të paktën pesë ligje të firmosur dhe nga ata vetë. Drejtësia mund të vonojë  por nuk do të harrojë. Nuk do të kemi park por do të kemi një masiv  betoni që dhe nga pikëpamja formale do të jetë shumë i dëmshëm për fëmijët që do të luajnë aty dhe ju jeni të ndërgjegjshëm se nuk mund të luajnë fëmijët mbi beton sepse vetëm vriten dhe do të dërmohen. Ne kemi ndërmarrë aksionin tonë politik. Kemi patur në një linjë do të thoja me gëzim të jashtëzakonshëm, të gjitha lëvizjet e vërteta civile  dhe qytetare. Qytetarët kanë qenë përkrah nesh në këtë betejë të kësaj natyre dhe besoj nuk ka fitore më të madhe për një parti politike të ketë në krah opinionin mbarë qytetar përtej bindjeve politike. Kemi bërë rezistencë dhe do të vijojmë të bëjmë rezistencë si me format demokratike të protestës dhe të qëndresës ashtu dhe me format që lejon dhe parashikon ligji”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here