Befason Donika Kadaj, jep dorheqje të parakohshme nga AAK

0
264

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parakohshme nga Aleanca për Ardhmërine e Kosovës.

Pas 13 vitesh të aktiviteteve në AAK, një prej deputeteve më aktive në Kuvend, Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Në një deklaratë me shkrim për KTV’në, Kadaj Bujupi ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur.Kjo është deklarata e saj e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.

Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here