Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi/ Halimi:nëse vijohet me konsensus mund të përmbyllet diskutimi politik

0
155

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Në përfundim, deputeti demokrat, Eduard Halimi ka deklaruar se nesër nësë vijohet konsensusi mund të përmbyllet diskutimi politik.

 

Halimi: Diskutimi për reformën në drejtësi u bë sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Arritëm konsensus për disa çështje dhe nësër nëse vijohet me konsensus mund të përmbyllet diskutimi politik. Diskutimi politik i hap rrugë ekspertëve.

Halimi tha se nesër në orën 10:30  do të zhvillohet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.

Ndërkohe sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi ka dhënë  frytet e para duke arritur kompromisin e parë atë që quhet emergjencë e reformës në drejtësi për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Burime pranë Komisionit bëjnë me dije se është rënë dakord që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë strukturë autonome nën varësi të drejtpërdrejtë të Prokurorisë Speciale e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm dhe as nga policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here