Standard.al

Sarajevë, sukses i merituar i “Romeo dhe Xhuliet”/ Versioni Shqiptaro-Serb

0

 

Është shfaqur në Teatrin Kombëtar në Sarajevë  dje në mbrëmje  “Romeo dhe Xhulieta”, një shfaqje që bën bashkë Prishtinën dhe Beogradin. Kjo shfaqie ka bërë që spektatorët të ngrihen në këmbë dhe të duartrokasin gjatë  aktorët e të dy shteteve, Kosovës dhe Serbise.

Emocionet që kanqë transmetuar trupa teatrale por edhe version I ri Inskenuar me kohën duke mos dalë nga korniza e vepëres Shekspiriane kanë bërë që pjesëmarrësit të mbeten të mahnitur. Që nga çastet e para të prezantimit të “Romeos dhe Xhilietes” në Sarajevë, aktorët e saj me sukses i tejkaluan sfida të mëdha me të cilat rregullisht përballen shfaqjet e tilla teatrale. Ata posaçërisht e tejkaluan problemin e dygjuhësisë përmes aktrimit domethënës e shkëlqyeshëm, duke demonstruar në një skenë të thjesht teatri se në mes tyre nuk ka dallime edhe pse i flasin gjuhët e ndryshme, sepse e kanë të përbashkët dashurinë ndaj artit, që i bashkon.  Po ashtu, aktorët shqiptarë dhe serbë ia arritën që ta tejkalojnë ndarjen tipike që shfaqjet klasike teatrale e bëjnë zakonisht, duke i ndarë sallat e shfaqjeve në aktorët në skenë dhe publikun në auditorium.  Kjo ka bërë që publiku sarajevas në sallën e stërmbushur të Teatrit Kombëtar, ta tejkaloj “kufirin e dygjuhësisë”, të përcjellë pa pengesa zhvillimet në skenë, të shijoj dhe të pëlqej “Romeon dhe Xhulietën” shqiptaro-serbe. Ashtu si zhvillohej me “rënien e mureve” mes shqiptarëve dhe serbëve në skenë, shfaqja me sukses e projektoi “rënien” e njëjtë të mureve gjuhësore edhe mes audiencës dhe skenës duke përçuar mesazhin se pajtimi mes të palëve dikur të konfrontuar dhe komunikimi normal mes tyre mund të bëhet  vetëm pas kolapsit të mureve artificiale mes tyre.

romeo-e-zhuljeta-1

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.