Ndihmë për PS-në/Rastet kur janë zëvëndësuar me referendum zgjedhjet e diktatorëve. Flet gazetarja

0
141

 

Anëtarët e Partisë Socialiste do të votojnë në datën 9 prill për Edi Ramën. Ka pasur diskutime dhe debate të shumta se cila do të jetë pyetja e referendumit?Në një postim në faqen e saj në “Facebook” gazetarja Elona Meco ka renditur disa raste kur janë zëvëndësuar me referendum zgjedhjet e diktatorëve më të mëdhenj të historisë.

Në postim ajo shkruan:  Në pritje të pyetjes së  referendumit të 9 prillit, thërrasim në ndihmë historinë për të marrë mësimet e duhura.Benito Musolini kishte një pyetje të thjeshtë, kur zgjedhjet e 26 marsit 1934 I shëndërroi në referendum. A e miratoni listën e deputetëve të caktuar nga Këshilli I Madh Kombëtar I Fashizmit? Rezultati : 99.7 %

Adolf Hitler bëri një rrugë e dy punë me referendumin e 10 prillit 1938. Dy pyetjet e referendumit ishin shumë të thjeshta: A e miratoni ribashkimin e Austrise me Rajhun Gjerman, të ratifikuar në 13 mars 1938 dhe a votoni për listën e Fyhrerit tonë Adolf Hitler. Rezultati: 99.7 %

Agusto Pinocheti ne  1978 nuk bëri fare pyetje por e bëri referendumin si delegacion për legjitimitetin e qeverisë. Rezultati 78.6%

Margaret Thatcher ka thëbnë dikur se referendumet janë në duar të diktatorëve dhe demagogëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here