Bombardimet e sotme, të njëjtët autorë me sulmet në Paris?

0
138

Janë dy emra, tek të cilët policia belge mund të dyshojë dhe mund të nisë hetimet për sulmet në aeroportin Zaventem dhe në metronë Maelbeek në Bruksel.

Bëhet fjalë pikërisht për Najim Laachraoui dhe  Mohamed Abrini, të shpallur dje si bashkëpunëtorë të Abdeslam në sulmet e Parisit dhe që janë ende në arrati. Teksa autoritetet shpresonin se marrja në pyetje e Abdeslam do të çonte në gjurmët e tyre, është ngritur një tezë hipotetike se mund të jenë pikërisht ata që kanë kryer sulmet që tronditën Brukselin.

Laachraoui, 24-vjeç nga Siria, sipas informacione ka udhëtuar në vendlindje në shkurt të 2013 dhe më pas është kthyer në Evropë me identitet të rremë si Soutane Kayal. Me këtë emër, ai ka udhëtuar edhe në Budapest të Hungarisë në shtator të vitit të kaluar së bashku me Abdeslam.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here