Vikena Kamenica vjen si Romeo në I Capuleti e i Monteçhi

0
321

12814008_10153364368911434_4168988855461161336_n dirigjente Elda Laro 

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit premierë operan tragjike të Bellinit

 Nën dirigjimin e Elda Laro dhe regjizores Aylin Bozok, vepra e Vincenzo Bellimi “I Capuleti e i Monteçhi” nis provat në TKOB për shfaqjen  në 20. 24, 26 dhe 27 m ars.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka nisur provat për të vënë në skenë shfaqjen

“I Capuleti e i Monteçhi”, një opera tragjike me dy akte nga Vincenzo Bellini dhe libreti nga Felice Romani. Veçantia e kësaj shfaqjeje me dirigjente Elda Laro dhe regjizore turken Aylin Bozok është se Romeo do të interpretohet nga dy femra, nga virtuozja Vikena Kamenica dhe Ivana Hoxha. Ndërsa Zhulieta do të interpretohet nga Eva Golemi dhe Enkelejda Kamani. Një opera tragjike, një shfaqje që ngjitet në skenë nga një grup vajzash. Dirigjentja Elda Laro nuk është vetëm një pianiste e shquar. Ajo i bën zërat të shkëlqejnë me gjithë fuqinë e tyre. Ajo ka nisur karrierën si dirigjente orkestre dhe prej janarit 2016 do të jetë dirigjente e dytë në Operan e Berlinit. Ndërsa regjizorja turke Aylin Bozok ka qenë e tillë edhe për veprat: Il tabarro (Grimeborn Opera Festival London, 2012), Pelleas et Melisande (Grimeborn Opera Festival London, 2013), Suor Angelica (Talent Unlimited Festival, St James’s Piçadilly, 2014), Werther (Grimeborn Opera Festival London, 2014), The Rake’s Progress (Bury Court Opera, 2015), Lakme (Opera Holland Park, 2015). Shfaqja do të vijë për publikun si premierë në 20 mars dhe më pas në 24, 26, 27 Mars gjithmonë në të njëjtën orë, 19: 00. Drejtori i TKOB, Ilir Kerni shprehet se bëhet fjalë për një opera të veçantë: “Asnjëherë skena nuk ka qenë kaq intriguese”.  Opera është me dy akte. Akti i parë i kësaj opera është, Sinopis, Verona në shekullin e XIII. Qyteti është shenjuar nga lufta e nisur mes dy familjeve Capuleti (Guelfi) dhe Monteçhi (Ghibellini ). Capellio, që interpretohet nga Amarildo Likaj, eksponenti kryesor i familjes Capuleti, mbledh njerëzit e tij për t’i nxitur që të vazhdojnë luftën e nisur. Ai i informon ata se në krye të familjes Monteçhi qëndron Romeo i cili po dërgon një lajmëtar për të vendosur paqen. Capellio e urren Romeon, sepse ai është përgjegjës për vrasjen e të birit. Lorenzo që vjen në skenë nga Enrico Marchesini,  është i mendimit ta dëgjojnë të dërguarin. Tebaldo që interpretohet  Klodia Kacani, që qëndron në krye të ushtrisë guelfe, betohet gjithsesi se do të marrë hak për gjakun e derdhur. Menjëherë pas kësaj Capellio i propozon Tebaldo-s të bijën për martesë. Dasma do të bëhet po atë natë. Lorenzo, i cili e njeh sekretin që e lidh vajzën e re me Romeo Monteçhi-n, del kundër kësaj martese duke nxjerrë si pretekst sëmundjen e Zhulietës. Tebaldo është i gatshëm të heqë dorë nga dasma, nëse kjo do t’i kushtonte qoftë edhe një pikë loti vajzës së re, por Capellio e siguron se vajza e tij do t’i përkushtohet përjetësisht atij që do të marrë hakun e vëllait të saj të gjorë. Ndërkohë vjen lajmëtari aq shumë i përfolur me propozimin për paqe, i cili s’është tjetër veçse Romeo që ka hyrë me dredhi në qytetin e Veronës. Ai propozon që paqja të vendoset përmes martesës së tij me Zhulietën, por Capellio dhe njerëzit e tij jo vetëm që refuzojnë, por premtojnë gjakderdhje dhe duke e lajmëruar atë për fejesën e Zhuliet me Tebaldo-n. Ndërkohë Giulietta mëson për vendimin e të atit. E ndërsa qan për fatin e saj dhe kujton të dashurin, për të cilin mendon se është larg, në dhomën e saj shfaqet Lorenzo bashkë me Romeon. Të rinjtë hidhen në krahët e njëri-tjetrit. Romeo i kërkon të arratiset me të, por Zhulieta refuzon në emër të detyrës së saj si bijë për t’iu bindur të atit (“Sì, fuggire: a noi non resta”). Në oborrin e pallatit të Capellio-s kanë nisur festimet për dasmën e Tebaldo-s dhe Zhulietës. Romeo i tregon Lorenzo-s se qindra Ghibellini të armatosur gjenden tashmë në qytet gati për sulm. Lorenzo më kot përpiqet të bindë Romeon të largohet nga Verona e të heqë dorë nga planet e tij. Trazirat e sulmi fillojnë. Romeo i bashkohet njerëzve të tij. Shfaqet Zhulietë dhe Romeo shkon drejt saj e përpiqet sërish ta bindë të arratiset me të, por ja tek shfaqen Capellio e Tebaldo në krye të Guelfëve të armatosur. Me ndihmën e njerëzve të tij Romeo ia del mbanë të arratiset.

Ndërsa në aktin e dytë Zhulieta pret në ankth. Lorenzo e siguron se Romeo ka shpëtuar. Ai e informon gjithashtu se pas pak do ta shoqërojnë për në kështjellën e Tebaldo-s ku dhe do të zhvillohet dasma. Ai e këshillon atë të pijë një ilaç gjumi që shkakton gjendje të ngjashme me vdekjen. Ajo pranon dhe e pi pa hezitim (“Morte io non temo, il sai”). Vjen Capellio i cili e urdhëron të bijën të bëhet gati për dasmën. Zhulieta i përgjërohet të atit që ai ta përqafojë dhe atë fillon ta brejë ndërgjegjja. Dyshues për Lorenzo-n, Capellio urdhëron Tebaldo-n ta vëzhgojë. E ndërsa Romeo endet në rrugët e Veronës në kërkim të Lorenzo-s, ndeshet me Tebaldo-n i cili e sfidon në duel (Aria: “Stolto, a un sol mio grido”). Por pikërisht në këtë moment dëgjohet muzika funebër. Duke menduar se ka vdekur, Zhulietën po e shoqërojnë për në banesën e fundit. Mbërrin Romeo pranë varrit të Zhulietës, hap arkivolin dhe i flet të dashurës në delir (“Deh, tu, bell’anima”). Urdhëron njerëzit e tij të largohen dhe helmon veten. Zhulieta zgjohet, sheh të riun pranë varrit dhe mendon se ai ka mbërritur atje sipas planit me Lorenzo-n. Kur mëson të vërtetën e tmerrshme, dy të dashuruarit shtrëngohen në një përqafim të fundit. Romeo vdes, ndërsa Zhulieta qan mbi trupin e tij. Mbërrin Capellio me njerëzit e tij. Përpara kësaj skene tragjike Capellio ndien se si pasojat e të gjithë urrejtjes mes dy familjeve armike bien mbi të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here