Raporti për akuzën, Manjani: Mbi 75 % e prokurorëve me shkelje gjatë 2015

0
137

Përfundon në Kuvend raporti i Ministrisë së drejtësisë mbi inspektimin e të gjithë Prokurorive në rrethe. Mësohet se mbi 75% e prokurorëve janë gjetur me shkelje. Një përqindje mhaft e lartë, e cila duket se ka ndokuar edh enë lëvizjet e fundit

 

 

Alma Çuka

 Furtuna e fundit që kryeprokurori Adriatik Llalla bëri në prokuroritë e rretheve dhe në disa  sektorë të hetimeve në kryeqytet, duket se ka qenë e ndikuar nga disa problematika të bëra publike nga Ministria e Drejtësisë.  Pak ditë më parë mësohet se kreu I Ministrisë së drejtësisë ka depozituart në kuvend një raport të detajuar për inspektimet në gjykata dhe në Prokurori. Burime nga  ky dikaster bëjnë me dije se raporti  ka shifra shqetësuese përsa i përket punës së prokurorëve  në rrethe dhe në Tiranë. Hetime jo të shpejta dhe shumë procedime të pushuara apo të pezulluara. Mangesi në mënyrën se si veprohet për të hetuar një çështje. Ky ka qenë edhe një nga shkaqet që kryeprokurori u detyrua të bënte levizjet e fundit në disa prokurori në rrethe. Një tjetër element që u diskutua shumë pas lëvizjeve të shumta ishin edhe analizat vjetore, ku kreu i hetimit Llalla ka qenë Iipranishëm në të gjitha. Në përfundim të tyre ai ndërsa fliste mirë për punën e çdo drejtuesi prokurori, nga ana tjetër jepte edhe rezultatet e dobta dhe synimin për të arritur më tej.

 

Çfarë thotë raporti

 Mësohet se në raport janë rënditur shifat e dobta për prokurorinë. Në vija të përgjithshme thuhet se mbi 75 përqind e prokurorëve të inspektuar nga Ministria e Drejtësisë për vitin 2015, janë gjetur në shkelje. Është kontrolluar puna një vjeçare për 32 prokurorë , ndërsa 24 kanë rezultuar me shkelje në kryerjen e saj. Nga ana tjetër raporti flet edhe për kërkesat që Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka drejtuar kryeprokurorit Llalla për nisjen e procedimeve për të paktën 12 prokurororë. Në raport thuhet se , veprimtaria e prokurorëve është konstatuar me shkelje të detyrës, duke marrë në konsideratë dëmin e shkaktuar nga shkeljet e kryera. Sipas inspektorëve, të cilët kanë verifikuar shkeljet, ajo e shndërruar në një virus për të gjithë, është shkelja e detyrimit për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore. Shkelje kjo e evidentuar në gjashtë nga shtatë prokuroritë e kontrolluara. Pothuajse e gjithë veprimtaria e prokurorëve të kontrolluar rezulton të ketë probleme me vijueshmërinë e hetimit. Mosfillimi i ndjekjes penale, shkelja e detyrimit për respektimin e afateve hetimore, si edhe respektimi i parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, janë tre shkelje të tjera të vërejtura më shumë në punën e prokurorëve.

 

 

Lëvizjet nga Këshilli i Prokurorisë

 

 

Lëvizjet e kryeprokurorit Llalla të disa ditëve më parë janë shoqëruar edhe me propozimin e këshillit të Prokurorisë  për të kryer të tjera. Pra duket se furtuna në institucionin e hetimit do të jetë më e fortë. Pritet që Llalla të firmosë të tjera lëvizje, duke i qëndruar këtu besnike fjalës së tij dhe raportit të Ministrisë së Drejtësis ëtë paraqitur në Kuvend, ku jepen rezultate të dobta të hetimit. Gjatë mbledhjes së djeshme shtatë anëtarët e Këshillit të Prokurorisë  votuan për kreun e njësisë antikorrupsion Gent Osmani që të jetë  zëvendës prokuror tek Krimet e Rënda. Ndërkohë në krye të  Krimeve të Rënda u komandua në fillim të javës Besim Hajdarmataj. Më parë në këtë institucion hetimi ka qenë prokurori Blerim Tominaj.  Këshilli i Prokurorisë i propozon prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla që të emëroje si kryeprokuror në Lushnje Çlirim Shahinin, në Sarandë Edison Ademin dhe në Pukë Elidjana Kasajn.  Shumica e lëvizjeve të urdhëruara nga Llalla janë kryer me komandim dhe jo emërim, ndërkohë që përflitet se disa nga dorëheqjet e krerëve të prokurorive janë imponuar nga organi qendror i akuzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here