PD, Alibeaj: Rendi është përkeqësuar, Tirana e tronditur nga atentatet

0
129

Një ditë pas ngjarjeve të rënda që tronditën kryeqytetin, ka reaguar edhe Partia demokratike. Përmes përfaqësuesit të saj për rendin, Enkelejd Alobeah, PD e cilëson të rëndë klimen e rendit në vend. Alibeaj tha se atentatet e së mërkurës  tronditën Tiranën, duke mbjellë terror e frikë e duke shtuar pasigurinë publike. Sipas tij ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve. “Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin. Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë. Vetëm në 12 orët e fundit: një shpërthim tritoli te Rruga 5 Maji ndaj një biznesi, nje atentat tek Komuna e Parisit ndaj një biznesmeni, një vrasje në zonën e ish bllokut. Ndërkohë që të dielën pati shpërthim me eksploziv te rruga e Kavajës dhe pranë stadiumit Qemal Stafa”, tha Alibeaj. Këtë situatë ai e cilësoi si valë të pahasur më parë e krimit, e rënies së rendit dhe sigurisë publike. “Qytetarët në Tiranë e mbarë vendin janë të shqetësuar. Vetëm Edi Rama jo, i cili ka prioritet luftën brenda partisë dhe tenderat e koncesionet për miqtë. I pashqetësuar nga kjo valë krimi është dhe Saimir Tahiri, i cili ka prioritet miqësinë e përfitimet prej krimit, dhe jo qytetarët e rendin public”, tha Alibeaj në deklaratën e tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here