Jaho e mahnitshme në Londër, spektatorët e emocionuar thërrasin ambulancën

0
168

Ermonela Jaho pas interpertimeve të shkëlqyera në Operan Mbretërore të Londrës me “Triptikun” e Puçini-t, në rolin e murgeshës Angelica, ka bërë që shumë spektatorë të shkojnë në spital për shkak të emocioneve të forta. Sopranoja shqiptare me famë botërore ka emocionuar pa masë publikun londinez, ku mësohet se Opera Mbretërore ka njoftuar disa herë shërbimin e urgjencës për tu dhënë ndihmë mjekësore disa spektatorëve. Këtë fakt e konfirmon Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent Garden” duke thënë: “Kemi pasur disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Jahos në rolin e Sur Angelica. Ngjarje të tilla nuk kemi pasur vitet e fundit.”. Një grua britanika  ka gjetur tek roli i Ermonela Jahos një pjesë të jetë së saj. Ajo kishte përjetuar të njëjtën histori, kur kishte qënë e re ajo kishte mbetur shtatzënë dhe i kishin marrë fëmijën e më pas e kishin mbyllur në një konventë. Pasi pa këtë pjesë në skenën e Operës Mbretërore veprën e Pucinit, asaj i është përkeqësuar shëndeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here