Vrasja e Lamajt, vëllai i dëshmitarit: Na hoqën mbrojtjen, më kanë kërcënuar ‘edhe ty do të vijë radha’

0
131

Besnik Vladi, vëllai i Fatmir Vladit, dëshmitarit kyç në procesin gjyqësor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, para pak ditësh është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Besnik Vladi tregon për News24 se kërcënohet vazhdimisht në telefon nga njerëz të panjohur, të cilët e paralajmërojnë se “së shpejti do t’i vijë radha edhe atij”. Besnik Vladi thotë se ndihet i pasigurt dhe i bën apel shtetit për ndihmë.

Vëllai juaj ka qenë dëshmitari kryesor në cështjen e Arben Frrokut, për këtë cështje ju keni qenë në mbrojtje të shtetit?

Tash një vit jam në mbrojtjen e shtetit, deri sot që më nxorri në rrugë shteti.

Me çfarë argumenti keni dalë nga programi i mbrojtjes?

Kam shkuar 3­4 herë me taku drejtorin e ZMZ, kanë dalë sikur të isha aga e s’më ka lënë më u fut në zyrë, më the je i dalë nga programi. I thashë ai babë që e nxjerr fëmijën nga shtëpia s’është baba, i thashë unë babë e nanë kam shtetin, je i dalë nga programi më tha. I thashë po plaka? Plaka është në program tha.

Keni pas një komunikim të drejtpërdrejtë me të?

Ai më ka komunikuar e më tha vë firmë këtu, i thashë jo, edhe unë vura firmë që s’jam dakort me këtë program se tjeter e kam bër me fjalë e tjetër ma bëtë.

A ndiheni ju i kërcënuar?

Unë ndihem i kërcënuar edhe kur kam qenë në mbrojtje se kam pas disa telefonata, disa makina.

Cfarë ju thoshin?

Edhe ty do të vijë rradha jote, kaq dy fjalë.

I keni denoncuar?

Po, janë me shkrim, ja kam çuar policit.

Cfarë apeli bëni ?

Shtetit i bëj apel që me më tregu ku të shkoj e cfarë të bëj se nuk e ndiej veten të mbrojtur, jam i kërcënuar nga të tëra anët, të marrin masa se vëllai im ka qenë pro shtetit, s’ka qenë kundra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here